Qeveria portugeze do të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit mbi mundësinë e njohjes së shtetit të Palestinës në OKB në shtator , njoftoi zyra e kryeministrit Luis Montenegro.
Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën… e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në Nju Jork në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Iniciativat vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se një “skenari më i keq i urisë” ishte “në zhvillim e sipër në Gaza”.
“Qeveria ka kryer një proces shumë të kujdesshëm dhe të menduar mirë, gjithmonë pas diskutimeve me partnerët e saj evropianë dhe partnerë të tjerë”, tha Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa menjëherë pas njoftimit të qeverisë portugeze.

