Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet,
Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00. Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Në kryeqytet priten të jenë prezent edhe tifozët kundërshtarë, por me numër të vogël.
Vet klubi i Copenhagen ka konfirmuar se rreth 75 tifozë do jenë në Prishtinë sonte për duelin ndaj Dritës.
“Një falënderim i madh për afërsisht 75 tifozët që blenë bileta për ndeshjen sonte për të mbështetur ekipin”, shkruan ekipi i Copenhgaes në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport

