Arbër Prekazi është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Malisheva në këtë afat kalimtar.
Prekazi nuk ka kontratë me klubin – dhe largimi i tij është shumë i mundur në këtë merkato.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Feronikeli 74′ është afër transferimit të qendër mbrojtësit të njohur kosovar.
Arbër Prekazi ishte pjesë e Feronikelit edhe më herët, ku fitoi gjithçka, teksa tani mund të rikthehet sërish në ekipin nga Drenasi, pasi palët janë afër marrëveshje, por ende nuk është nënshkruar kontrata e futbollistit.
Kujtojmë se edhe Liria është në garë për shërbimet e tij.
Ditët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të ardhmen e futbollistit me përvojë
/GazetaBlic Sport

