Një sulm raketor iranian, i cili goditi Haifën, dëmtoi xhamitë më të vjetra dhe të dytat më të vjetra të qytetit.
Sulmi dëmtoi Xhaminë Al-Saghir, të ndërtuar në vitin 1761 nga Zahir al-Umar, dhe Xhaminë e Madhe Al Jarina të Haifës, të ndërtuar në vitin 1775, por të zgjeruar nga Perandoria Osmane në vitin 1901, shkruajnë mediat e huaja.
Presidenti Isaac Herzog dënoi “sulmin e egër” ndaj “një qyteti që qëndron si simbol i bashkëjetesës midis hebrenjve, myslimanëve, të krishterëve, druzëve, çerkezëve dhe baha’i-ve”.
“Ata përpiqen të vrasin izraelitë të të gjitha besimeve – përfshirë myslimanët. Ne do t’i mbrojmë të gjithë izraelitët. Të gjitha besimet”, tha ai.
The Al-Jarina Mosque in Haifa’s Wadi Nisnas neighborhood was struck by an Iranian missile, injuring Muslim clerics and worshippers at prayer.
This outrageous attack took place in Haifa—a city that stands as a symbol of coexistence between Jews, Muslims, Christians, Druze,… pic.twitter.com/nwhNFhQoOD
— יצחק הרצוג Isaac Herzog (@Isaac_Herzog) June 20, 2025

