Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Haliti i PDK-së kërkon marrëveshje mes partive për dalje nga kriza

TV NewsBy TV News7 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Xhavit Haliti, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në intervistë në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me ngërçin politik në vend.

Ai ka thënë se në vend ngërçi nuk ka qenë praktikë, ani pse në politikë nuk është diçka e re, por në Kosovë nuk është praktikuar më parë.

“Është e drejtë e qytetarëve dhe atyre që kërkojnë që të bëhen institucionet sa më shpejt, por në anën tjetër beteja politike mes pozitës dhe opozitës është betejë legjitime e të dyja palëve, të cilat përpiqen që të përfitojnë nga kjo situatë për të qenë më afër pushtetit, ose më mirë me thënë për ta marrë pushtetin, sepse në betejat politike të gjitha partitë politike luftojnë për pushtet, nuk luftojnë për shtet, qysh po deklarohen disa. Shteti i ka themelet e veta dhe i ka mekanizmat dhe organizatat e veta që e mbrojnë dhe që merren me këto çështje”, ka deklaruar Haliti.

Haliti tutje është shprehur se do të duhej të kishte një marrëveshje politike të të gjitha partive, që ose të krijohen institucionet, ose të gjendet një rrugë të cilën askush s’mund ta deklarojë dhe askush s’mund ta detyrojë dikë për të shkuar në zgjedhje të lira të jashtëzakonshme.

“Në anën tjetër, mendoj që në Kuvendin e Kosovës, sipas vendimeve dhe sugjerimeve të Gjykatës Kushtetuese, deputeti i zgjedhur nga populli ka tri mundësi: të votojë për, kundër, ose të abstenojë. Çdo veprim tjetër, mendoj se nuk e justifikon të qenit në sallë.”

Më tej, Haliti ka thënë se mospjesëmarrja në votim fare nga partitë është një praktikë e trashëguar, e pazbatuar asnjëherë sipas udhëzimeve që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Tani, meqë asnjëherë nuk është zbatuar ajo, po vazhdon me të njëjtin avaz dhe unë po mendoj që kështu do të shkojë deri në një vendim të dytë”, ka thënë Haliti.

Ai tutje është shprehur se pritjet e tij kanë qenë që njëra nga partitë e mëdha do të gjejë mundësinë që të hyjë në koalicion.
“Koalicionet nuk bëhen vetëm në Kosovë mes partive kundërshtare… partitë politike duhet me bë një zgjidhje, me shku më tutje, me qit hapin tjetër”, ka thënë ai.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.