Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 Janar, 2026

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

22 Janar, 2026

KRRE: Qytetarët do të jenë në gjendje të monitorojnë nga telefonat e tyre se sa energji elektrike konsumojnë

22 Janar, 2026

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

22 Janar, 2026

Zjarr në fabrikën e tekstilit në Kavadar

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vendos Supremja – Faturat e mbeturinave të paguhen vetëm në “Pastrimi”

TV NewsBy TV News6 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen vetëm në ndërmarrjen “Pastrimi”.

Kështu ka vendosur Gjykata Supreme duke refuzuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

Muaj më parë, Komuna e Prishtinës kishte bërë thirrje që faturat e mbeturinave të paguhen në komunë.

Megjithatë, me aktgjykimin e Supremes, pagesat tani do të kryhen në një adresë të vetme, atë të “Pastrimit”.

“Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM ‘Pastrimi’ Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm”, thuhet në vendimin e Supremes.

Për rrjedhojë, kërkesa e Komunës së Prishtinës është refuzuar e kjo e fundit, është rezervuar në detaje.

”Komuna e Prishtinës ende nuk e ka pranuar zyrtarisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për rastin me KRM “Pastrimi”, por gjithsesi të njëjtin do ta respektoj në plotni, sipas obligimeve që dalin nga kjo vendimmarrje e gjykatës” – Komuna e Prishtinës.

Kryeshefi i ‘Pastrimit”, Petrit Reçica nuk ka pranuar të deklarohet për Dukagjinin ashtu siç ka ndodhur rëndom javëve të kaluara por në një shkrim në rrjete sociale, ai tha se vendimi i Supremes ishte fitore për ligjin, për drejtësinë, për qytetarët dhe për çdo punëtor të ndershëm të Pastrimit që nuk ndalet për asnjë ditë. 

Kritika ka pasur nga opozita drejtuar komunës së Prishtinës për angazhimin e operatorëve privat.

”Komuna e Prishtinës, muajin e kaluar, ka kontraktuar dy kompani private për mbledhjen e mbeturinave përmes procedurës së negocimit, me kontrata korinzë që kapin vlerën mbi 2 milionë euro dhe kohëzgjatje për vetëm 6 muaj. Por sipas Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal dhe të konfirmuar si të plotëfuqishme nga Gjykata Supreme e Kosovës, vetëm ndërmarrja “Pastrimi” ka të drejtë ligjore të kryejë këtë shërbim. Siç po shihet, Komuna po shpenzon miliona euro të qytetarëve në kundërshtim me ligjin. Është krijuar një raport kontraktual financiar pa bazë ligjore. Është evidente dhe nuk ka dyshim se bëhet fjalë për keqpërdorim flagrant të buxhetit publik. Përgjegjësia penale në këtë rast është e patejkalueshme, prandaj tani është radha e Prokurorisë që të marrë veprime”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së në Komunë.

Vendimi tani jo në fuqi i komunës që faturat të paguhen në komunë ka vendosur “Pastrimi”-n në vështirësi financiare. Për rrjedhojë, punëtorët kanë hyrë në javën e tretë të grevës si shkak i mosmarrjes së pagave tash e disa muaj.

Lexuar: 118

Lajme te ngjashme

Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit

Presidentja Osmani nënshkruan për Bordin e Paqes me Presidentin amerikan, Donald Trump

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Policia e Kosovës konfiskon fishekë, maska ushtarake e uniforma me simbole të Serbisë në Leposaviq

Kamberi sjell lajmin e fuqishëm: Kongresi i SHBA vjen në përkrahje të shqiptarëve të Luginës!

Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet

Lajmet e fundit

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 Janar, 2026

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.