Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dy shtetas të Kosovës kapen në Maqedoni, deshën të kontrabandojnë zinxhirë të arit duke i mbajtur në qafë

17 Qershor, 2026

Aksident i rëndë trafiku në Unazën e Shkupit

17 Qershor, 2026

Tensione në kufi! Paralajmërohen bllokada në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

17 Qershor, 2026

VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare

17 Qershor, 2026

Tetë vite nga Marrëveshja e Prespës, por ende bllok me BE-në?

17 Qershor, 2026

Dejona Mihali i drejtohet Sami Lushtakut

16 Qershor, 2026

Parandalohen më shumë se 23.6 ton mish pule të ngrirë nga Brazili

16 Qershor, 2026

Tronditet Shkupi: Nëna e la një foshnjen dhe nuk u kthye për ta marë

16 Qershor, 2026

VLEN: Kuvendi themelues konfirmoi unitetin dhe konsolidimin e partisë

16 Qershor, 2026

Qeveria miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” në Qafë Thanë

16 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 17 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

KOSTT reagon pas shpërfaqjes së skandalit të transmetuar në “Debat Plus”: Garancia e pagesës nuk është lëshuar ende

TV NewsBy TV News6 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas debatit të sontëm(e enjte) në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku u ngritën shqetësime rreth lidhjeve mes anëtarëve të Bordit të KOSTT-it dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfshirë zëvendëskryeministra, ministra dhe figura të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar vetë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT.

Në një komunikatë për media, KOSTT-i ka ‘sqaruar’ se çështja e lëshimit të Garancisë së Pagesës për Prodhuesin e Privilegjuar të projektit solar 100 MW është interpretuar gabimisht.

Ata theksojnë se kjo garanci është një kërkesë standarde në kuadër të Marrëveshjes së Blerjes së Energjisë (PPA), dhe se ende nuk është lëshuar.

“Kjo garanci u kërkua si rezultat i paqëndrueshmërisë financiare të KOSTT gjatë periudhës së ankandit për projektin 100 MW, për të garantuar se KOSTT do të përmbushë detyrimet si blerës i energjisë elektrike nga impianti fotovoltaik,” thuhet në komunikatë.

Sipas KOSTT-it, garancia do të lëshohet vetëm pas përfundimit të fazës së komisionimit dhe arritjes së Datës së Operimit Komercial të projektit.

KOSTT në komunikatë thekson se pretendimet e bëra në emisionin televiziv Debat Plus janë “të pasakta, të paqëndrueshme dhe shtrembërojnë të vërtetën”.

Tutje në komunikatë thuhet se KOSTT rithekson angazhimin e tij për të mbështetur zhvillimin e energjisë së pastër dhe përmbushjen e objektivave strategjike të Republikës së Kosovës për burimet e ripërtëritshme.

Në emisionin Debat Plus sonte është shpërfaqur në mënyrë ekskluzive lidhja familjare e politike mes zëvendëskryeministrave, ministrave e zyrtarëve të LVV-së. Po ashtu, janë publikuar edhe dokumente, marrëveshje e emaila të rëndësishëm ku shpërfaqet skandali energjetik në vend.

Lexuar: 144

Lajme te ngjashme

VV e siguron ulësen e 52-të, diaspora i humb PDK-së deputetin e dytë – kjo është renditja e partive

Gjykata në Prishtinë e dënon Hysri Selimin me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

Murati njofton për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Ka vdekur biznesmeni Dr. Hilmi Brahimi, i cili ishte pronar i HEBS Kosova.

Humb jetën në një aksident në Zvicer Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit Jashar Salihu

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit

Lajmet e fundit

Dy shtetas të Kosovës kapen në Maqedoni, deshën të kontrabandojnë zinxhirë të arit duke i mbajtur në qafë

17 Qershor, 2026

Aksident i rëndë trafiku në Unazën e Shkupit

17 Qershor, 2026

Tensione në kufi! Paralajmërohen bllokada në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

17 Qershor, 2026

VLEN: “One Stop Shop” me Shqipërinë forcon lidhjet ekonomike, turistike dhe familjare

17 Qershor, 2026

Tetë vite nga Marrëveshja e Prespës, por ende bllok me BE-në?

17 Qershor, 2026

Dejona Mihali i drejtohet Sami Lushtakut

16 Qershor, 2026

Parandalohen më shumë se 23.6 ton mish pule të ngrirë nga Brazili

16 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.