Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

TV NewsBy TV News5 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve(KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it, nga radhët e PD-së, dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark.

Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin logjistik.

Lajmi u bë publik nga anëtari i KQZ-së, Ledio Braho, i cili deklaroi:

“Në lidhje me kërkesën për provë, këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Tiranë, por në bazë të ligjit në fuqi dy anëtarë të KAS kanë të drejtë të kërkojnë rinumërimin e plotë të kutive të votimit.

“Kas ka zhvilluar sot shqyrtimin për kërkesën ankimore nr. 48, datë 29.05.2025, të depozituar nga Koalicioni “Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD–ASHM), që synonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare në Qarkun Tiranë dhe përsëritjen e tyre.

PD-ASHM kërkonte shfuqizimin e vendimit nr. 1326, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili miratonte tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për subjektet dhe kandidatët në Qarkun Tiranë. Subjekti ankimues kërkonte gjithashtu shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të datës 11 maj dhe urdhërimin e përsëritjes së tyre në të gjithë këtë zonë zgjedhore.

Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e PD–ASHM për të bërë një këqyrje të përgjithshme të kutive të fletëve të votimit në këtë qark”, thueht në njoftimin e KAS.

Rinumërimi u kërkua nga anëtarët e PS-së në KAS, respektivisht Elvis Çefa dhe Ledio Braho./Euronews.al

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.