Luka Modric po transferohet tek skuadra e AC Milan.
Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, mesfushori kroat pritet të finalizojë nesër marrëveshjen, shkruan GazetaBlic Sport.
Transferimi i një lojtari të kalibrit të Modric do të ishte një mesazh i fortë nga Milani për ambiciet e sezonit të ardhshëm, ndërkohë që klubi kuqezi kërkon të rikthehet fuqishëm në garat evropiane dhe në krye të Serie A.
/GazetaBlic Sport/

