Në “Stade de France”, PSG e ka fituar Kupën e Francës.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique e mbylli në avantazh 3-0 pjesën e parë duke hipotekuar trofeun.
Në minutën e 16-të, Bradley Barcola zhbllokoi rezultatin, duke shënuar një gol të bukur pas asistit po aq të bukur të Desire Doue. Në minutën e 18-të, u përsërit e njëjta skenë, Desire Doue asiston, Bradley Barcola shënon.
Në minutën e 43-të, Hakimi trefishoi rezultatin duke i vënë kapak sfidës.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique funksionon si një makineri perfekte, e aftë për të fituar ndaj çdo kundërshtari që i del para.
Pasi siguroi titullin në Francë shumë javë para fundit, sonte e fitoi Kupën, ndërsa në finalen e Champions League ndaj Interit ka mundësinë të fitojë tripletën.

