Një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, emocione të shumta dhe përmbysje të vazhdueshme, përfundoi pa fitues në “Estadi Olímpic Lluís Companys”.
Barcelona dhe Inter barazuan 3:3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Raphinha pas ndeshjes: “Duke luajtur në shtëpi, ndjenja është se ne mund të kishim marrë një rezultat më të mirë. Është e papranueshme të pranosh kaq shumë gola në shtëpi. Duhet t’i japim vlerësimet e duhura Interit.”
/GazetaBlic Sport/

