Declan Rice beson se Mikel Arteta ka meritën e plotë për fitoren epike të Arsenalit 2-1 (5-1 në total) ndaj Real Madridit për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“E ndjeva përpara se të transferohesha se ishim në një trajektore rritëse”, shpjegoi Rice pasi mposhti Madridin në Santiago Bernabeu.
“E ndjeva,” vazhdoi Rice. “Ky klub do të bëjë gjëra të veçanta gjatë viteve të ardhshme, ne të gjithë e besojmë plotësisht.
“Ne kemi besim të plotë te ky trajner [Mikel Arteta], ai është i pabesueshëm”, përfundoi ai.
Declan Rice u shpall lojtari më i mirë në dy ndeshjet ndaj Real Madridit.
/GazetaBlic Sport