Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mungesë e grupit A, QKTGJ u bën thirrje qytetarëve për dhurim gjaku

TV NewsBy TV News15 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj) ka bërë thirrje për dhurim gjaku, duke theksuar se aktualisht ka mungesë të grupit A.

Sipas Safete Maliqit, udhëheqëse e Departamentit të Dhurimit të Gjakut në QKTGj, rezervat e përgjithshme të gjakut janë të mjaftueshme, por ka mungesë specifike të këtij grupi, e cila është vërejtur veçanërisht gjatë javëve të fundit. 

Ajo ka theksuar se janë ndërmarrë hapa për të sensibilizuar qytetarët dhe për të siguruar furnizimin e nevojshëm.

“Për momentin Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është me rezerva qëndron mirë, mirëpo kemi pasur rastin që gjatë javëve të fundit kemi pasur mungesë të një grupi të caktuar. Për momentin kemi grupin A mungon, kemi bërë thirrje te qytetarët në forma të ndryshme duke promovuar dhurimit për mungesë të gjakut. Qytetarët janë gjithmonë të ndërgjegjshëm dhe paraqitën. Kjo tregon që niveli i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë qytetare është rritur në nivel kombëtar”, ka thënë ajo.

Ajo ka shpjeguar se, edhe pse mungesat mbulohen brenda ditës, kjo kërkon angazhim të vazhdueshëm nga i gjithë stafi i QKTGj-së.

“Po kjo po mbulohet brenda ditës por don angazhim të përgjithshme të QKTGJ, gjithë stafit. As një herë nuk pëson as kush për mungesë të gjakut, do të thotë ne brenda ditës i sigurojmë, e testojmë gjakun dhe e përgadisimi për transfuzion. Duhet me cek që në muajin ramazan ka rënë numri dhuruesve, mirëpo për shkak të mungesë së grupit A ne kemi ftuar qytetarët, ata po i përgjigjen dhurimit dhe ne i plotësoj ato mungesa që i kemi. Kështu që operacionet nuk janë shtyre”, ka thënë ajo. 

Duke theksuar rëndësinë e dhurimit të gjakut, Maliqi ka bërë apel për qytetarët që të kontribuojnë në këtë kauzë humane.

Ajo ka nënvizuar se QKTGj ka një bashkëpunim të ngushtë me institucione publike dhe private për të promovuar dhurimin e gjakut.

“Unë kisha apeluar të gjithë qytetar që gëzojnë shëndet të mirë të paraqiten në qendrën tonë për të dhuruar gjak. Nga dhurimi asgjë nuk pësojnë vetëm kanë të mira, rastësisht mund të zbulojnë edhe ndonjë sëmundje eventuale në organizmin e tyre. Përmirësojnë sistemin kardiovaskular, ndihmojnë të tjerët zhvillohet akti human. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë në kuadër të plan programit të cilin e harton qendra jonë, bashkëpunimi është me institucionet publike-private, institucionet, organizatat e ndryshme, të cilët përgjegjësit e tyre i aktivizojnë punëtoret e tyre për të ju përgjigjur dhurimit. Ne e kemi moton “Dhuro gjak, dhuro jetë”, ne sot dhurojmë gjak kur dikush ka nevojë për të ja shpëtuar jetën, sepse gjaku është i pazavendsueshëm në shumë situata”, ka thënë ajo për EO. 

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.