Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

26 Tetor, 2026

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

26 Tetor, 2026

Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike – Siljanovska-Davkova uron fitoren e Listës Studentore

26 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, humbja e Vuçiqit goditje për modelin autokratik të qeverisjes

26 Tetor, 2026

VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi

26 Tetor, 2026

Analizat e fundit konfirmojnë: Uji i pijshëm në Shkup i plotëson standardet e sigurisë

26 Tetor, 2026

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi

26 Tetor, 2026

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pa ndonjë risi, kush janë kandidatët për deputetë?

TV NewsBy TV News13 Dhjetor, 2024 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ani se në zgjedhjet e fundit, tashmë ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu mori 22,520 vota, tani për zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është pjesë e listës për kandidat për deputet të Vetëvendosjes.

Numrin 2 e siguroi në qeveri, por Besnik Bislimi sikurse në tri palë zgjedhje të fundit, s’është pjesë e listës së VV-së meqenëse vazhdimisht ka qenë Shef i Shtabit Zgjedhor.

Partisë më të madhe, që në koalicion është me “Alternativen” dhe “Listën Guxo” i prinë kryeministri aktual Albin Kurti, menjëherë pas tij është miku i tij i vjetër kryeparlamentari Glauk Konjufca, i pasuar nga Donika Gërvalla.

Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila nga “Alternativa”,  Faton Peci e Shqipe Mehmeti bëjnë 10-shen e parë të LVV-së.

Në dhjetëshen e dytë hynë shumica nga ministrat aktual, përfshirë Artane Rizvanollin, Ejup Maqedoncin dhe Rozeta Hajdarin që nuk janë në strukturat partiake.

E pranë tyre gjendet edhe këngëtarja Edona Llalloshi, që ishte prurje e re e Vetëvendosjes bashkë me trajneri e futbollit Bylbyl Sokoli, kurse nga AAK-ja erdhi edhe Albena Reshitaj.

Pjesa tjetër dërmuese e listës përbëhet nga deputetët aktual, ndërkaq garës i kanë hyrë edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e analistët pro qeveritar Gazmir Raci e Nezir Kraki, ky i fundit në listë para figurave aktuale të partisë siç janë Enver Dugolli, Mefail Bajqinovci e Hysen Durmishi. Listën ndërkaq si zakonisht e përmbyll Salih Zyba.

8 deputetë aktual nuk janë pjesë e listës së VV-së, përfshirë Gazemend Gjyshincën, Jahja Koka e Tinka Kurtin. 

Ndërkohë, listën e partisë më të madhe opozitare, PDK-në, e kryeson kandidati i tyre për kryeministër Bedri Hamza, pasuar nga kryetari Memli Krasniqi.

Në top 10-shin e PDK-së janë Vlora Çitaku, e pasuar nga Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Rrahman Rama, Bernard Nikaj, Sala Jashari që vjen nga familja Jashari dhe Abelard Tahiri.

Pjesë e listës janë edhe familjarë të figurave publike, si Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, Arbër Behluli djali i këngëtares Shkurte Fejza, e Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës.

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami gjendet gjithashtu në listë, kurse të gjithë deputetët që ishin në legjislaturën e 8-të nga PDK i kanë hyrë garës përsëri, e listën e përmbyllë Ilirik Musliu që ishte në drejtor në Komunën e Prishtinës, derisa u shkarkua nga Përparim Rama.

E shefi i këtij të fundit listën e kishte bërë publike ditë më parë, të cilën e kryeson vet edhe si kandidat për kryeministër.

Lumir Abdixhiku aty nuk u përfshiu fare Agim Veliun, që mbante pozita në parti derisa në krye të saj erdhi tash bartësi i listës.

Veliu jo, por Drita Millaku që erdhi nga VV-ja së fundi e Doarsa Kica që mban numrin 3, do të jenë kandidate së bashku me të gjithë deputetët që ishin në Kuvend.

Përveç kandidatëve të përhershëm si Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykemte Bajrami, Avdullah Hoti që kësaj radhe mban numrin 13-të, LDK-ja ka kandidat të tjerë të rinj.

Lulzim Zhegrova babai i Edon Zhegrovës është në garë me numër 41, dhe Lumbardh Saliu ish-fitues i Big Brother.

Listën e përmbyllë, kryetari i rinisë së LDK-së Paris Guri.

AAK dhe NISMA vendin një edhe dy i kanë ndarë për kryetarët e tyre me bartës të listës Ramush Haradinaj.

Pas Fatmir Limajt, janë renditur Time Kadrijaj, Ardian Gjini, Nuredin Lushtaku, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Bekë Berisha, kurse për herë të parë do të kandidoj edhe analisti politik Arton Demhasaj kurse numrin 100 e mban ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi.

Ato çka u  raportuan për përplasje ende pa nisur mirë, u konfirmuan sepse në Listën për Familjen nuk u përfshi kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli e asaj i prinë Eman Rrahmani.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

Lajm i Fundit: Vuçiq pranon humbjen e zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

26 Tetor, 2026

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

26 Tetor, 2026

Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike – Siljanovska-Davkova uron fitoren e Listës Studentore

26 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, humbja e Vuçiqit goditje për modelin autokratik të qeverisjes

26 Tetor, 2026

VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi

26 Tetor, 2026

Analizat e fundit konfirmojnë: Uji i pijshëm në Shkup i plotëson standardet e sigurisë

26 Tetor, 2026

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.