Policia e Kumanovës ka ndaluar pesë të mitur nga Kumanova, të cilët të hënën, i kanë sulmuar bashkëmoshatarët e tyre në qendër të Kumanovës.
Pesë të mitur janë ndaluar për sulmin ndaj nxënësve të shkollave të mesme në stacionin e autobusëve në Kumanovë
“Ata dyshohen se më 2 dhjetor, i kanë sulmuar fizikisht disa të mitur të tjerë në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Kumanovë. Ndaj tyre pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, sqarojne nga MPB.
Një nga gjimnazistët e sulmuar ka pësuar lëndim në kokë nga një boksier metalik, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Sulmi ka ndodhur teksa nxënësat prisnin autobusin para godinave të të ashtuquajturit “Serava”, kur një grup të rinjsh janë shfaqur me maska – “fantomka” në kokë. Fillimisht ka pasur ofendime të ndërsjella, pas së cilës ka shpërthyer një sherr./TelevizioniNews

