Të nderuar përfaqsues të mediumeve, të nderuar qytetarë të Kumanovës Paraqitemi sot përpara jush, pas disa ngjarjeve jo të mira që ndodhën në qytetin tonë. Ajo që na shqetson dhe na detyron të reagojmë është sjellja e çuditshme dhe e pa përgjegjshme e subjektit politik opozitar BDI, i cli subjekt sikur në të kaluarën që shfrytëzonte situatat e tilla për ti shëndrruar në agjenda dhe politika ditore, edhe në rastin konret tentuan ta bënin të njejtën, duke shkaktuar panik dhe frigë ne opinion se gjoja situata në Kumanovë është aq e rrezikshme sikur të ishte në prag të ndonjë konfikti ndëretnik. Ironik ishte reagimi, i tyre që në orët e mëngjesit pas djegjes së makinave dhe një lokalit, ku ata bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar që të kyçet në qetësimin e situatës, ndërsa edhe tragjiko-komike ishte paraqitja e tyre para oponionit ku ishin bashkuar dy degët e Kumanovës dhe Likovës për ta shfaqur edhe më të rrezikshme situatë dhe gjoja për të treguar unitet dhe faktorizim për mbrojtjen e shqiptarëve të Kumanovës. Të nderuar qytetarë ju e dini edhe më mirë por po ua rikujtojmë se, në periudhën 22 vjeçare sa ka qeverisur BDI, rastet e montuara, arrestimet e pafajshme, rrahjet e nxënësve nëpër autobus dhe incidentet e tilla, ishin bërë thuaj se përditshmëri dhe asnjëherë nuk pati reagim serioz nga institucionet e shtetit për ti gjetur fajtorët e vërtetë dhe për ti vënë para drejtësisë. Ndërsa sot nuk ndodh e njejta, probleme kishte megjithatë reagimi i organeve kompetente ishte i shpejtë dhe efikas, duke u kapur kështu personat që shkaktuan incidentet, pa aktruar me aksione të mëdha që shkaktojnë frigë e panik te qytetarët. Të nderuar, ne nuk nxitojmë në dhënien e epilogjeve ne rastet e tilla sepse ka institucione kompetente të cilët duhet të zbulojnë arsyet, motivet, dhe nëse ka prapaskenë kush qëndron prapa këtyre ndodhive. A mundet të jetë gjithçka rastësi? Rasti mbret i botës thuhet vazhdimisht, edhe pse asgjë nuk ndodh edhe aq rastësisht! Megjithatë këto tema ngelen në kompetencë të hetuesisë, prokurorisë e gjykatave. Përgëzojmë intstitucionet që deri tani ishin efikas, profesionist dhe të saktë në veprimet e tyre. Të nderuar qytetarë, duke analizuar të kaluarën kemi të drejtë të konkludojmë se halli i BDI-së, nuk është as gjuha shqipe, as flamuri, as balansuesi e as çështja e shqiptarëve, por paniku i tyre i vërtetë buron nga fakti që nuk i gëzojnë benefitet që i kishin deri tani, nuk kanë aparatin shtetëror të ju asiston në realizimin e skenarëve të tilla, dhe ata që gjatë mandatit kanë keqpërdorur pozitat e që kanë ushtruar, përballja me drejtësinë shkakton frigë dhe këto situata tentojnë ti shëndrrojnë në kauza politike për ta manipuluar opinionin dhe qytetarët e për hirë të vërtetës janë ekspertë të pakonkurentë të kësaj fushe. Të dashur qytetarë, jetojmë në një qytet i cili karakterizohet me shumë diverzitete etnike, fetare e kulturore. Ky fakt nuk duhet ta bëjë këtë qytet të rrezikshëm dhe të vështirë për të jetuar, përkundrazi duhe ta bëjë më të bukur dhe atraktiv. Respektimi i vlerave të tjetrit është obligim fetar e kombëtarë, ne duhet të mendojmë pozitisht dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e qytetit e vendit ku jetojmë, sepse e kemi obligim secili prej nesh në një formë apo tjetër, të japim kontributin tonë për të mirën e përgjithshme. Ju faleminderit për kohën dhe vëmendjen./TelevizioniNews

