Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!” / Zëvendësministri Astrit Iseni jep lajmin: Suspendohen 6 policë pas ngjarjes në Shkup

11 Tetor, 2026

Mickoski: Maqedonia nuk është krijuar për të qëndruar në vend, por për të fituar

11 Tetor, 2026

Shkëndija e Tetovës ndalet në Çair nga Shkëndija e Haraçinës

11 Tetor, 2026

Feride Haxhiu: Astrit Iseni mbajti premtimin, gjashtë policë suspendohen për rastin në Saraj

11 Tetor, 2026

Blerim Hyseni për tabelën në sallën sportive në Kumanovë: “Për renovim ka para, por për gjuhën shqipe mjafton heshtja?”

11 Tetor, 2026

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

11 Tetor, 2026

Faruza Kallaba, pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në bombardimet e NATO-s

11 Tetor, 2026

Përparim Rama në SHBA: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër, Kurtit duhet t’ia tregojmë rrugën

11 Tetor, 2026

MPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në Saraj

11 Tetor, 2026

Ramadani u bën thirrje partive shqiptare për tryezë të përbashkët: Të dakordohen për integrimin evropian

11 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 11 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Rruga e vetme është normalizimi i marrëdhënieve”/ Zyrtarët e BE, takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Dhjetor, 2024 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në bllokun Europian.

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila mori detyrën e re tre ditë më parë, i bëri këto komente pas takimeve të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas në platformën e medieve sociale X, duke iu referuar shpërthimit të së premtes në kanalin furnizues me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, shkroi për “bisedë të hapur dhe të vështirë” me kryediplomaten evropiane.

“Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse”, shkroi Presidenti Vuçiç duke nënvizuar se i është përgjigjur asaj në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë.

Presidenti serb tha ndërkaq se ka biseduar me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien, për “përshkallëzimin e situatës” në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha pas takimit se dorëzimi i ish nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili mori përsipër përgjegjësinë për sulmin në Bansjkë, është një nga kushtet e tij për dialogun, ndërsa ritheksoi kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord në mars të vitit 2023.

“Natyrisht që diskutuam edhe për sulmin e fundit që na u bë në Kosovë, eksplodimi i kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok të Kosovës me ç’rast u rrezikua më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tonë”, tha kryeministri Kurti i cili akuzon Serbinë se qëndron pas shpërthimit.

Beogradi i mohon akuzat dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për zbardhjen e sulmit.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Përparim Rama në SHBA: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër, Kurtit duhet t’ia tregojmë rrugën

Vrau gruan se i kërkoi divorcin/ Autorit iu gjetën në banesë armë e municione

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

“PO, JU KANË MASHTRUAR!” – Deklaratë e fortë që hap debat

Lidhjet e fuqishme profesionale dhe familjare të presidentes Justina Shiroka me shqiptarët e Maqedonisë

Lajmet e fundit

“ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!” / Zëvendësministri Astrit Iseni jep lajmin: Suspendohen 6 policë pas ngjarjes në Shkup

11 Tetor, 2026

Mickoski: Maqedonia nuk është krijuar për të qëndruar në vend, por për të fituar

11 Tetor, 2026

Shkëndija e Tetovës ndalet në Çair nga Shkëndija e Haraçinës

11 Tetor, 2026

Feride Haxhiu: Astrit Iseni mbajti premtimin, gjashtë policë suspendohen për rastin në Saraj

11 Tetor, 2026

Blerim Hyseni për tabelën në sallën sportive në Kumanovë: “Për renovim ka para, por për gjuhën shqipe mjafton heshtja?”

11 Tetor, 2026

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

11 Tetor, 2026

Faruza Kallaba, pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në bombardimet e NATO-s

11 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.