Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat që kemi marrë për banorët

19 Prill, 2026

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor

19 Prill, 2026

VLEN: Talat Xhaferi “vulosi përjashtimin” e shqipes nga provimi i jurisprudencës

19 Prill, 2026

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

19 Prill, 2026

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria është e besuar nga ndërkombëtarët

19 Prill, 2026

Aktorja shqiptare që po pushton NETFLIX

19 Prill, 2026

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

19 Prill, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare, katër persona në bisedë zyrtare

19 Prill, 2026

Të hënën do të lirohet çmimi i dizelit dhe benzinës

19 Prill, 2026

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare në RMV

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 19 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

FT: Kurti sfidon presionin perëndimor për kompromis me Serbinë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Shtator, 2024 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do t’u rezistojë presioneve ndërkombëtare për kompromise me Serbinë.

Duke mbrojtur veprimet e qeverisjes së tij në veri, Kurti në një intervistë për prestigjiozen britanike “Financial Times” ka thënë se është hequr ndikimi i Beogradit mbi disa aspekte të jetës në Kosovë. Ai ka thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës “nuk janë kundër serbëve, por kundër aktiviteteve ilegale të Serbisë në Kosovë”.

Por fuqitë perëndimore kanë shprehur shqetësime për “veprime të njëanshme” të Kosovës. Megjithatë, kryeministri Kurti ka thënë se zgjidhja e çështjeve brenda Kosovës është çështje e brendshme dhe se “nuk ka… sfida të sigurisë që nuk mund t’i menaxhojmë apo kontrollojmë”.

Duke folur për mbylljen e zyrave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës muajin e shkuar, Kurti ka thënë se aty kryheshin “aktivitete ilegale si falsifikimi i dokumenteve”.

Kurti ka folur edhe për Urën e Ibrit. Ai ka thënë se Kosova dëshiron urë normale.

“Duam urë normale. Urë normale është ura e hapur; të vetmit ata që shijojnë urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë për ndarjen e Kosovës”, ka thënë ai. “Evropa i ka shembur muret. Nuk është në rregull të insistohet në urë të mbyllur”.

Kurti ka mohuar që veprimet e tij në veri janë për vota.

Duke mbrojtur strategjinë e tij, Kurti ka thënë se Beogradi i ka forcat e armatosura në kufi me Kosovën dhe ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Sfidat më të rënda të sigurisë në këtë shekull kanë ndodhur gjatë mandatit tim”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se dialogu duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës. Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se “nuk dëshiron që askush të jetë më i privilegjuar e që më pas dikush të jetë i diskriminuar”. “Nuk mund të ketë superminoritet siç do Beogradi”.

Siç ka shkruar ky medium, raportet SHBA-Kosovë mund të përkeqësohen nëse Donald Trumpi fiton në zgjedhjet në SHBA në nëntor. Diplomatë të afërm të ish-presidentit kanë kritikuar ashpër Kosovën dhe kanë pasur raporte më të afërta me Serbinë. Megjithatë, Kurti ka thënë se do të punonte me këdo që hyn në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në pah se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me Trumpin sa i përket thirrjeve për rritjen e shpenzimeve evropiane të mbrojtjes.

Sipas tij, ekzekutivi i ri i Bashkimit Evropian duhet të fokusohet në rolin agresiv të Serbisë në Ballkan dhe jo që të zbusë raportet.

Kurti ka thënë se “kënaqja” e Serbisë ishte gabim.

Lexuar: 197

Lajme te ngjashme

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat që kemi marrë për banorët

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria është e besuar nga ndërkombëtarët

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

Koçiu takon banorët e pallatit, premton rindërtimin në kohë dhe bonus qiraje

Veliaj kallëzon Nesti Angonin, kryetari i bashkisë akuzon denoncuesin e tij për falsifikim

Lajmet e fundit

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat që kemi marrë për banorët

19 Prill, 2026

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor

19 Prill, 2026

VLEN: Talat Xhaferi “vulosi përjashtimin” e shqipes nga provimi i jurisprudencës

19 Prill, 2026

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

19 Prill, 2026

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria është e besuar nga ndërkombëtarët

19 Prill, 2026

Aktorja shqiptare që po pushton NETFLIX

19 Prill, 2026

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.