Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

26 Tetor, 2026

Osmani: Fillimisht Orban, tani Vuçiqi – Kremlini humbi dy aleatë kyç në Evropë

26 Tetor, 2026

Lista studentore rrëzon dominimin e Vuçiqit pas gati 14 vjetësh!

26 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

26 Tetor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

26 Tetor, 2026

Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

26 Tetor, 2026

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

26 Tetor, 2026

Qytetarët serbë treguan pjekuri demokratike – Siljanovska-Davkova uron fitoren e Listës Studentore

26 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, humbja e Vuçiqit goditje për modelin autokratik të qeverisjes

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë – viktima gratë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Korrik, 2024 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar të shtunën në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Podujevë, Pejë dhe Rahovec.

Në katër raste, gratë kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike ose psikike prej bashkëshortëve të tyre.

Një rast është regjistruar për dhunë të vëllait ndaj motrës, dhe një tjetër për ofendim të gjyshit ndaj mbesës.

Të shtunën janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i tyre është shumë më i lartë se shifra zyrtare.

Ata besojnë se dhuna raportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit.

Sipas gjetjeve të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International, të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë janë shprehur se nuk kanë parë drejtësi, se shteti nuk është kujdesur për sigurinë e tyre dhe se ato i frikësohen përsëritjes së dhunës.

Konventa e Stambollit – për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, të cilën e ka nënshkruar Kosova – bën thirrje që veçanërisht burrat dhe djemtë të kontribuojnë në parandalimin e të gjitha formave të dhunës.

Katrina Fotovat, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në prill se autoritetet amerikane kanë zbuluar se koha më e mirë për t’i angazhuar burrat në bisedat për dhunën seksuale ose dhunën me bazë gjinore, është pasi ata të bëhen baballarë.

Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./REL

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

Lajmet e fundit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

26 Tetor, 2026

Osmani: Fillimisht Orban, tani Vuçiqi – Kremlini humbi dy aleatë kyç në Evropë

26 Tetor, 2026

Lista studentore rrëzon dominimin e Vuçiqit pas gati 14 vjetësh!

26 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

26 Tetor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

26 Tetor, 2026

Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.