Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rritet misteri, ku ndodhet Vlora Hyseni?!!!

24 Shtator, 2026

Nesër tri vite nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë

23 Shtator, 2026

Kasami: Krerët e UÇK-së janë dënuar me dëshmi nga Beogradi, si i tillë i papranueshëm

23 Shtator, 2026

Kanadaja ndan 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët

23 Shtator, 2026

Dy vjet e gjashtë muaj burg për gruan nga Kumanova

23 Shtator, 2026

Bekim Sali në takim me Albin Kurtin në Nju Jork: RMV dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta

23 Shtator, 2026

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

23 Shtator, 2026

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

23 Shtator, 2026

Incidenti verbal në Kuvend, Hasani: Gashi dhe VLEN-i po e mbrojnë Stoilkoviqin nga hetimi

23 Shtator, 2026

Gjermani: 281 shqiptarë në mesin e afro 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

23 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 24 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rritja e çmimit të naftës, SHBA thirrje Kievit: Mos godisni më rafineritë ruse!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Mars, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse me argumentin se goditje të tillë mund të rezultojnë në një rritje të çmimeve globale të naftës dhe të nxisin Moskën të hakmerret.

Paralajmërimet e përsëritura nga Washingtoni i janë përcjellë zyrtarëve të lartë të SBU, shërbimit të sigurimit shtetëror të Ukrainës dhe drejtorisë së saj të inteligjencës ushtarake të njohur si GUR, shkruan Financial Times. Që nga fillimi i pushtimit rus, këto dy shërbime të inteligjencës ukrainase kanë zgjeruar vazhdimisht programet e tyre të dronëve për të përfshirë objektivat ruse në tokë, det dhe në ajër.

Media e njohur citon një zyrtar identiteti i të cilit nuk bëhet publik të pohojë se SHBA është gjithmonë e më e shqetësuar nga sulmet ukrainase me dronë të cilat shënjestrojnë rafineritë e naftës, terminalet e depot anembanë Rusisë, duke dëmtuar kapacitetin e saj prodhues.

Pak ditë më parë, Ukraina i sulmoi rajonet ruse me 35 dronë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte, e vuri në shënjestër Moskën dhe shkaktoi pengesa në furnizim me energji elektrike në disa zona kufitare. Rusia mbetet një prej eksportuesve kryesorë të naftës në botë, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga perëndimi për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Kanadaja ndan 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët

Gjermani: 281 shqiptarë në mesin e afro 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Raundi i ri i revolucionit teknologjik dhe transformimit industrial po riformëson thellësisht kërkesën për aftësi profesionale

“Kërcënuan se do ta përdhunojnë Vuçiqin”: Bërnabiq i drejtohet BE-së për videon me sapun dhe burg

Trump propozon termin e ri: “superinteligjencë” në vend të IA-së

Gjermania në alarm nga krimi i organizuar, 281 shqiptarë mes mijëra të dyshuarve

Lajmet e fundit

Rritet misteri, ku ndodhet Vlora Hyseni?!!!

24 Shtator, 2026

Nesër tri vite nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë

23 Shtator, 2026

Kasami: Krerët e UÇK-së janë dënuar me dëshmi nga Beogradi, si i tillë i papranueshëm

23 Shtator, 2026

Kanadaja ndan 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët

23 Shtator, 2026

Dy vjet e gjashtë muaj burg për gruan nga Kumanova

23 Shtator, 2026

Bekim Sali në takim me Albin Kurtin në Nju Jork: RMV dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta

23 Shtator, 2026

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

23 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.