“Autobusët e NTP “Shkup” qarkullojnë rregullisht dhe pa ndalesa në linja. Sot herët në mëngjes kanë dalë nga depot”, njoftoi sot Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkupi”.
“Qyteti i Shkupit dhe NTP edhe një herë dëshmuan se nuk do të lejojnë që intrigat politike të bllokojnë funksionimin normal të kryeqytetit. Edhe një herë është treguar se kush punon kundër interesave të qytetarëve, por edhe kundër interesave të punonjësve të NTP-së, duke tentuar që pa nevojë të krijojë një ndjekje dhe tension në SPS për t’i lënë qytetarët pa transport me autobus”, thuhet në njoftim nga NTP “Shkup”.

