Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

20 Gusht, 2026

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

20 Gusht, 2026

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gusht, 2026

Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit

20 Gusht, 2026

Tensione Turqi-Izrael për shkak të Sirisë, Katz-Erdoganit: Po zvarriteni në aventura të rrezikshme, mos na vini në provë

20 Gusht, 2026

Marina Vjollca mbetet me gishta në gojë, cila është arsyeja?

20 Gusht, 2026

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

20 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sela: Taravari më tradhtoi mua, shtëpia nuk shitet për asnjë çmim!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Shkurt, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, është ai që doli nga fjalët e dhëna e të zotuara para njëri-tjetrit.

 

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për “përçarjen” e Aleancës për Shqiptarët, Sela ka potencuar se “Shtëpia nuk dhitet për asnjë çmim”.

 

“Më tepër është kjo e dyta, realisht kam disa parime në jetë në bazë të cilave funksionoj… Politika duhet të ketë pas vete edhe traditën e asaj çfarë jemi. Uroj ta keni në Debat edhe Z.Taravarin dhe ta pyesni atë a i kam dalë ndonjëherë prej fjalëve, që unë e kam thënë përpara tij dhe jemi zotuar para njëri tjetrit dhe përgjigja do të jetë jo, a unë nga ana tjetër në vazhdimësi gjatë gjithë kësaj periudhe ai më ka dalë disa herë prej fjale. Për shembull mbi pesë herë kemi debatuar në lidhje me atë se cili do të jetë rrugëtimi i aleancës në këto zgjedhje dhe bashkërisht jemi dakorduar se ne duhet të shkojmë vet në zgjedhje dhe këtë zotim… e kemi të konfirmuar edhe me vendimin e kryesisë qendrore”, tha ai.

“Shtëpia nuk shitet për asnjë çmim dhe Aleanca për Shqiptarët është shtëpia e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe shtëpia e shqiptarëve e në qoftë se je në hall dhe duhet ta shesësh të paktën ta dimë ofertën. Taravari nuk ka ofertë. Kemi pasur edhe një përpjekje që edhe njëherë ta tejkalojmë vetveten në mënyrë që ta ruajmë shtëpinë tonë dhe insiston me të tijën dhe i kam thënë ma jep ofertën, ai përsëri nuk kishte ofertë”, shtoi Sela.

Sela thekson se është plot energji për ta kthyer Aleancën në rrënjët e saj.

“Pa elementë të cilët që të ngjajë aleanca në aleancë ashtu siç e ka emrin, për shqiptarët. I buzëqeshur nuk jam dhe nuk di a mund të jetë i buzëqeshur dikush nga anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët kur e shohin dramën të cilën po e kalon aleanca. Vetëm njerëzit që realizojnë qëllime mund të buzëqeshin. Jam përgjegjës sepse kam besuar, për këtë po, është e vërtetë. Vetëm ata janë të buzëqeshur sepse kanë realizuar siç duket një realizim”, u shpreh Sela.

Po ashtu, Sela tha se në Maqedoni po ndodhë një fenomen tepër i rrezikshëm për politikbërje.

“Vlerësoj që pasojat që mund t’i krijojnë lëvizjet e pamatura të eksponentëve politikë janë të mëdha për një popull të tërë dhe nuk duhet të rrëshqasim në aventura të cilëve nuk ua dimë fundin se ku na çojmë por që realisht ajo që ndodhë sot me aleancën fatkeqësisht është paralajmëruar tri javë më parë nga Kristian Mickovski. Një kryetar partie nuk guxon që në situata të tilla të japë mendime personale, nuk guxon të bëjë tifo për subjekte politike që potencialisht do t’i ketë oponentë dhe kundërshtarë politikë… Vota jonë nuk shkon për hesape tezgash personale” / Debat Plus

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit

Intelektualen nga Shkupi me doktoratë vetëm pse e panë me mbulesë, menduan se është me shkollë të mesme!

Lajmet e fundit

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

20 Gusht, 2026

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

20 Gusht, 2026

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gusht, 2026

Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.