TV News
Maqedoni

A mund të ketë Maqedonia e Veriut një president shqiptar? Ja si përgjigjet Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë televizive u pyet për mundësitë e marrjes së postit të presidentit në RMV nga një shqiptar.

Ai theksoi se në postin e presidentit në Maqedoni mund të jetë dhe një shqiptar, por ama duhet të ketë dhe mbështetjen e të gjithë etniteteve në RMV.

Sipas tij, një shqiptar etnik nuk mund të jetë president i Republikës së Maqedonisë, pa votat e të gjithë etniteteve.

“Unë nuk jam zgjedhur vetëm me votat e shqiptarëve por dhe të atyre maqedonas, kështu që është një zgjedhje në nivel kombëtar. Pse mos të jetë dhe president shqiptar, por duhet të ketë mbështetjen dhe të etnitetit maqedonas dhe etniteteve të tjera jo shqiptare. Një shqiptar etnik nuk mund të jetë president i Republikës së Maqedonisë pa votat e të gjithë etniteteve”-tha ai.

Lajme të ngjashme

Janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut, vazhdon procedura e mbledhjes së nënshkrimeve

Suad Avdiu

Këtë javë studentët do t’i marrin paratë për ushqimin e subvencionuar

Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Suad Avdiu