TV News
Maqedoni

Mexhiti: Nuk do të lejojmë denigrimin e mantelit të bardhë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, lidhur me rastin e Klinikës së Onkologjisë, ka theksuar se nuk do të lejojë të denigrohet manteli i bardhë dhe se duhet ditur me emër dhe mbiemër ai që ka bërë gabim dhe të mbajë përgjegjësi.

“Dihen saktësisht rregullat se si funksionon një institucion publik shëndetësor dhe si funksionon Ministria e Shëndetësisë. Për çdo gjë tjetër ka organe kompetente, më vjen mirë që tashmë po shohim një lloj epilogu të gjithë kësaj golgote. Ndërsa unë nuk do të lejoj të njolloset më mantili i bardhë. Duhet të dihet me emër dhe mbiemër se kush ka bërë gabim dhe të përgjigjet për këtë. Së pari, si mjek, si ministër dhe si person, nuk do të doja të besoja që dikush ka guxuar të bëjë abuzime të tilla. Ne si Ministri, të gjitha shërbimet, të gjitha njohuritë që kemi pasur, jemi realisht të hapur 24/7 për të gjitha organet hetimore, çdo informacion që kemi për të ndarë”, tha Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Suad Daipi – Shef i Shtabit Zgjedhor të Alternativēs pēr Likovē.

Suad Avdiu

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit

Suad Avdiu

Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar

Suad Avdiu