Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

26 Tetor, 2026

Bëhet i ditur identiteti i gruas së vrarë dhe dorasit në Pejë

26 Tetor, 2026

“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë

25 Tetor, 2026

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

25 Tetor, 2026

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

25 Tetor, 2026

Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

25 Tetor, 2026

Lajm i Fundit: Vuçiq pranon humbjen e zgjedhjeve

25 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shqetësimet e mërgimtarëve për pasaportat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Janar, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Mbi 90 për qind të mërgimtarëve që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut e që jetojnë në Amerikë dhe Evropë nuk kanë pasaporta me emrin e ri dhe posedojnë vetëm pasaporta me emrin Republika e Maqedonisë

Shqetësimet që kanë shtetasit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me dokumentet e udhëtimit, sidomos pasaportat, janë një shqetësim shumë i madh edhe për mërgimtarët dibran. Ata janë në numër shumë të madh në SHBA dhe në shumë shtete të Evropës. Shoqatat të mërgimtarëve dibran këto ditë informojnë se problemi i pasaportave është një problem shumë serioz meqë drejtpërdrejt mund të ndikojë edhe në bllokimin e udhëtimeve të tyre drejt vendlindjes. Përveç pasaportave që kanë të shteteve ku ata jetojnë, ata kanë edhe pasaporta të shtetit amë – Maqedonisë së Veriut. Për të siguruar pasaporta me emrin e ri të shtetit në mërgim, është shumë rëndë meqë ata nuk kanë kohë dhe mundësi që të enden nëpër Ambasadat dhe Konsullatat të Maqedonisë së Veriut sepse jetojnë në largësi të mëdha. Prandaj me të drejt, siç thonë shoqatat, ekziston frika se a mund të bllokohet udhëtimi drejt vendlindjes nëse mërgimtarët nuk kanë pasaporta të reja. Sipas burimeve të njëjta mbi 90 për qind të mërgimtarëve që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut e që jetojnë në Amerikë dhe Evropë nuk kanë pasaporta me emrin e ri dhe posedojnë vetëm pasaporta me emrin Republika e Maqedonisë. Pyetja kryesore që këto ditë bëhet nga mërgimtarët është se a mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.

Në bisedat që patëm me udhëheqësit e shoqatave dibrane që veprojnë në SHBA nëpërmjet linjave telefonike u informuam se edhe këtë verë nga SHBA-ja drejt Dibrës përgatiten që të vijnë mbi 6 mijë dibranë. Pothuajse të gjithë kanë pasaporta me emrin e vjetër të shtetit-Republika e Maqedonisë. Ata paraqiten dhe pyesin në shoqatën atdhetare “Dibra” me seli në Nju Jork, a do të kenë probleme për të ardhur në atdhe me pasaportat e vjetra. Burimi i njëjtë potencon se shoqatat janë në pritje të përgjigjes nga institucionet diplomatike të Maqedonisë së Veriut që funksionojnë në SHBA. Do të ishte një problem shumë i madh nëse kërkohet që ata të marrin pasaporta me emrin e ri meqë dibranët jetojnë në shumë shtete të SHBA-ve duke filluar nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Teksasi, Alaska, Arizona etj. Është e pamundshme që para ardhjes në atdhe të nxjerrin pasaporta me emrin e ri të vendit tonë. Shoqatat në fjalë informojnë se në SHBA jetojnë afro 20 mijë dibranë

Problemi është i njëjtë edhe mes mërgimtarëve dibranë që jetojnë dhe punojnë në shtete të Evropës. Në Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Francë dhe shtete skandinave, sipas shoqatave dibrane që veprojnë atje ka mijëra dibranë. Edhe shoqatat janë të shqetësuar për mënyrën e ardhjes të mërgimtarëve në vendlindje. Prandaj me të drejtë kërkojnë nga autoritet të Maqedonisë së Veriut t’ju mundësojë ardhje në vendlindje me pasaportat me emrin e vjetër. Përndryshe do të mbeten të bllokuar dhe me pamundësi për të ardhur në Maqedoninë e Veriut disa mijëra mërgimtar dibranë por jo vetëm ata. Prandaj pritet që autoritetet e Maqedonisë së Veriut në mënyrë të qartë t’ua sqarojnë mërgimtarëve dibran por edhe mërgimtareve të tjerë se si mund të udhëtojnë drejt vendlindjes gjatë muajve në vijim. (koha.mk)

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Bogovinë, ndalohet 16-vjeçari

Shasivari në Ditën Evropiane të Drejtësisë: Drejtësia është obligim, përgjegjësia është detyrë, besimi fitohet

Aktivistë të VLEN-it qëndrojnë në Preshevë në përkrahje të Listës Shqiptare

Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë

18-vjeçari gjeti kuletën me 4.000 euro, ia kthen pronarit

Lajmet e fundit

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

26 Tetor, 2026

Bëhet i ditur identiteti i gruas së vrarë dhe dorasit në Pejë

26 Tetor, 2026

“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë

25 Tetor, 2026

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

25 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.