Në takimin, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë është biseduar për Kornizën e re të partneritetit me Bankën Botërore me të cilën Republika e Maqedonisë së veriut në katër vitet e ardhshme do të ketë në dispozicion 695 milionë dollarë amerikan, të cilat janë ndarë dhe miratuar dje nga Bordi i drejtorëve ekzekutiv të këtij institucioni financiar ndërkombëtare.
Në takim janë përcjell përshtypjet e Bordit të drejtorëve ekzekutiv, të cilët i përshëndetën arritjet dhe politikat korrekte të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe makromenaxhimi më i gjerë.
“Korniza e re e Partneritetit është vazhdimësi e partneritetit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të ngushtë me këtë institucion ndërkombëtar që zgjat 30 vite. Është rezultat i angazhimit tonë dhe i politikave që ndërmarrim për prosporitetin e shoqërisë, zhvillimin e proceseve dhe zhvillimin e ekonomisë. Korniza e re e Partneritetit përmban prioritete që janë hartuar së bashku me Bankën Botërore në disa fusha dhe synon përmirësimin e disponueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve publike, përmirësimin e mjedisit për hapjen e vendeve të reja të punës me vlerë më të mirë në sektorin privat, si dhe forcimi i rezistencës së ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimin e emetimeve të karbonit“, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin me përfaqësues të Bankës botërore.
Kryeministri Kovaçeski theksoi se deri më tani përmes këtij partneriteti janë përkrahur projekte në vlerë prej 404 milionë dollarësh dhe se me Kornizën e re kjo mbështetje rritet në 1,1 miliardë dollarë amerikanë.
Në kuadër të partneritetit të ri për realizimin e tre qëllimeve, siç theksohet në kumtesën, janë dizajnuar projekte në disa fusha si transporti, infrastruktura komunale, bujqësia, digjitalizimi, energjetika, shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale.

