Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë: E mora në Shqipëri/ Kolegët: Jemi të tronditur

19 Gusht, 2026

Adelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?

19 Gusht, 2026

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda e Brazilit Roberto Carlos konvertohet në mysliman

19 Gusht, 2026

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

19 Gusht, 2026

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

19 Gusht, 2026

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman

19 Gusht, 2026

Kritikoi planin e Infantinos për shitjen e Kupës së Botës, FIFA shkarkon drejtorin operativ, Lamour

19 Gusht, 2026

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 19 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Biden: Nëse ndalemi dhe Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Janar, 2024 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej Shkurtit të vitit 2022.

Duke folur pas një konference me kryetarë të shteteve amerikane, më 19 Janar, Biden, ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera.

“Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, ka thënë Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet.

Në pakon e Bidenit për ndihmë parashihen 50 miliardë Dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin. Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë Dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria.

Muajin e kaluar, shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë Dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës, përfshirë 67 miliardë Dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Parandalimi i ndonjë konflikti në Ballkan

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati përsëritur në Nëntor të vitit të kaluar se gjëja e fundit që do Perëndimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rikthimi i konflikteve, teksa e pati përmendur rëndësinë e pranisë së NATO-s.

Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, e ka rritur praninë në këtë vend dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë.

Më 24 Shtator, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrestim për të./REL

Lexuar: 4

Lajme te ngjashme

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

Shpërthime të fuqishme në Dubai, Emiratet aktivizojnë mbrojtjen ajrore!

ShBA dhe Kanadaja në bisedime për të shmangur tarifat 50 për qind

Trump: Aktualisht s’ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin

Mbi 800 dronë drejt Rusisë, Moska paralajmëron Londrën për “pasoja”

Lajmet e fundit

Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë: E mora në Shqipëri/ Kolegët: Jemi të tronditur

19 Gusht, 2026

Adelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?

19 Gusht, 2026

Rritja e të ardhurave nga biletat e kinemave nxitet nga filmat e suksesshëm vendas

19 Gusht, 2026

Mediat turke: Legjenda e Brazilit Roberto Carlos konvertohet në mysliman

19 Gusht, 2026

Rrogën e deputetit e dhuron për 6 motrat jetime, flet xhaxhai i tyre: Shehaj mbështetja e vetme e tyre në 8 vite, shteti nuk është kujdesur në asnjë rast

19 Gusht, 2026

Një anije greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

19 Gusht, 2026

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.