Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

25 Tetor, 2026

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

24 Tetor, 2026

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

24 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

24 Tetor, 2026

Opaja për herë të parë i beson një femre drejtimin e Forumit Rinor të BDI-së, Almira Islami në krye!

24 Tetor, 2026

Bullgaria voton për president, Jotova dhe Gurov drejt balotazhit

24 Tetor, 2026

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

24 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 25 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Serbia kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, reagon DASH-i: Po e vëzhgojmë situatën nga afër

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Janar, 2024 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj.

Në lidhje me këtë, në një përgjigje për Klankosova.tv, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

“Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASH.

Ndryshe, trembëdhjetë vjet pasi kaloi në një ushtri profesionale dhe bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak ‘ad acta’, në Serbi nisi një nismë për ta rikthyer atë.

Iniciativa është nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe propozimi i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, Ushtria serbe deklaroi se propozimi vjen “pas një shqyrtimi të hollësishëm të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.

Gjithashtu, u bë e ditur se propozimi vjen me qëllim të “ngritjes së aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Serbe, përmes rinovimit dhe përmirësimit të mbushjes dhe stërvitjes së forcave aktive dhe rezervë”.

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Bullgaria voton për president, Jotova dhe Gurov drejt balotazhit

Kujdes, mërgimtarë! Sllovenia vendos radarë të rinj, gjobat shkojnë deri në 1,200 euro!

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

Tufegxhiq akuzon Ministrinë e Arsimit: Bllokim i dokumenteve dhe kërcënime ndaj dëshmitarit

SHBA sanksionon gjyqtarë dhe prokurorin e Gjykatës së Hagës, afro 60 eurodeputetë kërkojnë reagim

Lajmet e fundit

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

25 Tetor, 2026

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

24 Tetor, 2026

Alisan Mehmeti – Çuni, një jetë kushtuar muzikës, televizionit dhe artit

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

24 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

24 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.