Raporton: Televizioni News
Tentativë për vjedhje në Market Blerimi në Orizare të Likovës.
Persona të maskuar kanë hyrë në market dhe kanë tentuar të vjedhin bankomatin e vendosur brenda objektit.
Pasi ka rënë alarmi dhe janë vërejtur brenda marketit, personat e maskuar janë larguar me shpejtësi nga objekti. Për shkak të maskave dhe dyshimit se mund të kenë qenë të armatosur, qytetarët kanë shmangur përballjen direkte me ta.
Në vendngjarje kanë reaguar policia, ndërsa rasti është nën hetim. Pamjet e kamerave të sigurisë janë dorëzuar te organet kompetente.

