Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

12 Maj, 2026

VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

12 Maj, 2026

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

12 Maj, 2026

“Një gjuhë për dhimbjen”, reportazhi për kosovarin Nazmi Kadriu nominohet për çmimin më prestigjioz të gazetarisë në Zvicër

12 Maj, 2026

VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

12 Maj, 2026

Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshimet për “abuzim”

12 Maj, 2026

Aksident tragjik në Maqedoni, një person humbi jetën

12 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

12 Maj, 2026

Mexhiti: Bashkimi i VLEN-it i jep fund përçarjes politike mes shqiptarëve

11 Maj, 2026

Ali Ahmeti për ngushëllime në familjen e Beqir Sadikut për ndarjen nga jeta të nënës së tij

11 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 12 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Maqedonisë i mungojnë 340 zjarrfikës, ndërsa automjetet zjarrfikëse janë mesatarisht 27 vjet të vjetra

TV NewsBy TV News6 Qershor, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vend mungojnë 340 zjarrfikës dhe mjetet zjarrfikëse që përdorin zjarrëfikësit janë mesatarisht 27 vjet më të vjetra. E njëjta gjë është edhe me 263 autoambulancat në dispozicion që janë mesatarisht 12 vjet të vjetra dhe vetëm 30 nga automjetet e tilla të sapomarra janë të reja, ndërsa të tjerat janë blerë “të përdorura”.

Këto janë rezultatet e hulumtimeve më të fundit dhe bazave të të dhënave të të gjitha autoambulancave dhe automjeteve zjarrfikëse, si dhe numri i zjarrfikësve në të 34 njësitë në vend, të publikuara nga Qendra për Komunikim Civil (QKK), informon PRESSonline.al.

Rezultatet e hulumtimit treguan se në 16 nga 34 njësitë zjarrfikëse në vend ka më pak se numri minimal i parashikuar ligjor i zjarrfikësve.

Shkupit i mungojnë më së shumti zjarrfikës, më shumë se 200. Njësia e Shkupit ka 190, ndërsa duhet të ketë 405 zjarrfikës. Më pas janë Kumanova – ku ka 33 zjarrfikës më pak se sa parashikon ligji, Manastiri me 21 zjarrfikës më pak dhe Tetova ku mungojnë 17 zjarrfikës.

Resnja qëndron më së miri me gjashtë zjarrfikës mbi numrin e përcaktuar ligjor dhe disa komuna që secila kanë nga 4 zjarrfikës më shumë se minimumi: Gostivari, Struga, Kërçova dhe Dellçeva.

Ndryshe, 34 njësitë zjarrfikëse kanë gjithsej 284 vetura, nga ato që shuajnë zjarre deri tek cisternat e ujit dhe automjetet për transportin e zjarrfikësve dhe pajisjeve.

Gjysma e totalit prej 284 automjetesh janë më të vjetra se 30 vjet, ndërsa vetëm 15 për qind e automjeteve janë deri në 10 vjet. Në tre vitet e fundit janë blerë edhe 65 automjete të tjera, por edhe ato janë mesatarisht 17 vjet të vjetra.

“Automjetet më të vjetra me moshë mesatare 39 vjeç janë reparti i sapoformuar i zjarrfikësve në Staro Nagoriçan. Më pas është Kratova me moshë mesatare 38 vjeçare, ndërsa veturat e zjarrfikëses së Valandovës kanë moshë mesatare 36 vjeçare. Njësitë e zjarrfikësve në Veles dhe Shtip kanë flotën më të re të automjeteve, automjetet e të cilave janë mesatarisht 12 vjeçare” – potencojnë nga Qendra për Komunikime Qytetare.

Mjeti më i vjetër zjarrfikës prej 57 vitesh është kamioni TAM i vitit 1966, i njësitit Valandovë. Analiza tregoi se atë e ndjekin katër vetura, vetëm një vit më të reja, të prodhuara në vitin 1967: dy Mercedes në Kamenicë të Maqedonisë dhe Manastir dhe nga një TAM dhe FAP në Kriva Pallankë dhe Demir Hisar. Nga markat e automjeteve, më të përfaqësuara janë kamionët FAP, nga të cilët janë rreth 50 automjete, mesatarisht 39 vjeçare, pasuar nga 28 Lada Niva, mesatarisht 23 vjeçare. / PRESSonline.al

Lexuar: 179

Lajme te ngjashme

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshimet për “abuzim”

Aksident tragjik në Maqedoni, një person humbi jetën

Lajmet e fundit

Policia kap “vrasësin” serb në Shkup, “po përgatiste një vrasje me pagesë”

12 Maj, 2026

VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

12 Maj, 2026

Kaos financiar në Gjykatën e Kumanovës

12 Maj, 2026

“Një gjuhë për dhimbjen”, reportazhi për kosovarin Nazmi Kadriu nominohet për çmimin më prestigjioz të gazetarisë në Zvicër

12 Maj, 2026

VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

12 Maj, 2026

Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshimet për “abuzim”

12 Maj, 2026

Aksident tragjik në Maqedoni, një person humbi jetën

12 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.