Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

28 Maj, 2026

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

28 Maj, 2026

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

28 Maj, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në tubim përkujtimor për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

28 Maj, 2026

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

28 Maj, 2026

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

28 Maj, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka vrarë partneren e tij 36-vjeçare.

28 Maj, 2026

Rexhepi: Mickoski kishte premtuar ndryshime kushtetuese për gjuhën shqipe

28 Maj, 2026

Produkte të rrezikshme, Komisioni Evropian gjobit “Temu” me 200 milionë euro

28 Maj, 2026

Zv.ministri Admir Shabani fton të rinjtë të aplikojnë në Akademinë Ushtarake: Mundësi që nuk duhet humbur

28 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 28 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vjen në jetë foshnja e parë me tre prindër

TV NewsBy TV News10 Maj, 2023 Diaspora Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E mërkurë, 10 Maj 2023 – 22:15
albinfo.ch

Keystone

Në Britaninë e Madhe ka ardhur në jetë foshnja e parë e ngjizur me AND-në e tre personave. Kjo u arrit pasi një ekip mjekësh performuan një procedurë novatore të fertilizimit in vitro që si synim ka të parandalojë kalimin e sëmundjeve të pashërueshme nga prindërit te fëmija.

Teknika, që njihet si trajtimi i dhurimit mitokondrial (MDT), konsiston në përdorimin e indeve të marra nga një dhuruese femër që është e shëndetshme për të krijuar embrion me fertilizim in vitro të “pastër” nga mutacionet që mund të ketë nëna e tyre dhe që kryesisht kalojnë nga prindi te fëmija.

Duke qenë se në këto embrione kombinohet sperma dhe veza nga prindërit biologjikë me mitokondri nga veza e dhurueses, ADN-ja e foshnjës rezulton në këtë rast të përbëhet nga gjene të nënës, babait dhe një sasi e vogël materiali gjenetik nga dhuruesja. Më konkretisht, 37 gjene merren nga dhuruesja.

Procesi ka bërë që të përdoret fraza “foshnja me tre prindër”, edhe pse më shumë se 99.8% e ADN-së së këtyre bebeve vjen nga nëna dhe babai i tyre biologjik.

Studimi mbi MDT, proces që njihet gjithashtu si terapi zëvendësuese mitokondriale, u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar nga mjekët në Qendrën e Fertilitetit të Newcastle, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.

Synimi ishte që kjo procedurë novatore t’u vinte në ndihmë grave që kanë mutacione në mitokondri, të cilat mund të trashëgoheshin te pasardhësit.

Njerëzit i trashëgojnë të gjitha mitokondritë nga nëna, kështu që mutacionet e dëmshme në mitokondri mund të prekin të gjithë fëmijët e sjellë në jetë nga një nënë me probleme të tilla gjenetike.

Për gratë e prekura, ngjizja natyrale është shpesh lojë fati. Disa foshnje mund të lindin të shëndetshëm sepse trashëgojnë vetëm një pjesë të vogël të mitokondrive të mutuara. Por të tjerët mund të trashëgojnë shumë më tepër dhe të zhvillojnë sëmundje të rënda, progresive dhe shpesh fatale. Rreth një në 6000 foshnja preken nga çrregullimet mitokondriale.

Shumica e 20.000 gjeneve të njeriut janë të mbështjellë në bërthamën e pothuajse çdo qelize të trupit. Por rreth çdo bërthame janë të vendosura mijëra mitokondri me gjenet e tyre. Kur funksionojnë siç duhet, mitokondritë sigurojnë energji jetike për qelizat që përbëjnë organet tona.

Mutacionet që dëmtojnë mitokondritë kanë tendencë të prekin më shumë indet e “uritura” për energji: trurin, zemrën, muskujt dhe mëlçinë. Këto mund të përkeqësohen deri në pasoja fatale, ndërsa një fëmijë i prekur rritet

Progresi me MDT bëri që parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar të ndryshojë ligjin në 2015 për të lejuar procedurën.

Dy vjet më vonë, klinika e Newcastle u bë qendra e parë dhe e vetme kombëtare e licencuar për ta kryer procedurën, me rastet e para të miratuara më 2018.

Miratimi jepet rast pas rasti nga Autoriteti i Fertilizimit Njerëzor dhe Embriologjisë në Mbretërinë e Bashkuar që deri më tani ka dhënë dritën jeshile për të paktën 30 raste.



Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

17 vjeç u largua, sot triumfon në Zvicër – por zemra i rreh për Kumanovën

Rrëfim që prek: 48 vite në Zvicër, zemra gjithmonë në Opajë – Fatmir Ibrahimi/(VIDEO)

Të shpërngulurit në Turqi po kthehen në Maqedoni, ja shifrat deri tani

Lajmet e fundit

Jurisprudenca, s’ka akoma zgjidhje konkrete

28 Maj, 2026

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

28 Maj, 2026

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi nga Piroku, varroset në tokën e shenjtë

28 Maj, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në tubim përkujtimor për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

28 Maj, 2026

Mungesa e shqiptarëve në pozita udhëheqëse, Toshkovski thotë se në MPB para përkatësisë etnike rëndësi ka profesionalizmi

28 Maj, 2026

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

28 Maj, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka vrarë partneren e tij 36-vjeçare.

28 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.