Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

AUV: Në Maqedoni nuk ka ushqime kontestuese për foshnjat nga Hipp

22 Prill, 2026

Tetovë: E sulmon fizikisht ish-bashkëshorten, arrestohet

22 Prill, 2026

Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Do kapërcejmë çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi

22 Prill, 2026

Albulena Uka nga Bajgora arrin sukses të madh në SHBA, është mbesë e heroit Mehë Uka

22 Prill, 2026

Rrokulliset kamioni me traga Kosove tek ‘qarkorja e Shkupit’, lëndohen 2 veta

22 Prill, 2026

Gjëja e parë që vëllai i Liridonës beri pasi Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm

22 Prill, 2026

Kurti thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje: Është e domosdoshme të merremi vesh për presidentin!

22 Prill, 2026

Ja se si e humbi jetën ish-luftëtari i UÇK-së nga Tetova, tregon policia

22 Prill, 2026

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

22 Prill, 2026

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë përmend lidhje me VV’në dhe vëllain e Kurtit

22 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kroacia deporton migrantët në Bosnje

TV NewsBy TV News31 Mars, 2023 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një grup prej 93 migrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa.

 

Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.

 

Mustafa Ruzhniq, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.

 

“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët migrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniq për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.

 

Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e migrantëve nga Kroacia.

 

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës tha për REL-in se sipas marrëveshjes për ripranimin midis BeH-së dhe Kroacisë, emigrantët sillen në pikën kufitare.

 

“Kjo është një procedurë e rregullt dhe kjo është ajo që ne bëjmë ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, sipas marrëveshjes me ato vende, ndërkaq ata më pas i kthejnë në vendet, të cilat i kthejnë kah vendet e tjera”, tha Admir Malagiq, zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.

 

Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se për cilët migrantë bëhet fjalë.

 

Në Qendrën e Përkohshme Lipa janë akomoduar rreth 150 migrantë. Kjo qendër drejtohet nga Shërbimi për çështjet me të huajt të Bosnje e Hercegovinës.

 

Qendra është e pajisur dhe mund të strehojë rreth 1.500 migrantë./rel

Lexuar: 90

Lajme te ngjashme

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Lajmet e fundit

AUV: Në Maqedoni nuk ka ushqime kontestuese për foshnjat nga Hipp

22 Prill, 2026

Tetovë: E sulmon fizikisht ish-bashkëshorten, arrestohet

22 Prill, 2026

Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Do kapërcejmë çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi

22 Prill, 2026

Albulena Uka nga Bajgora arrin sukses të madh në SHBA, është mbesë e heroit Mehë Uka

22 Prill, 2026

Rrokulliset kamioni me traga Kosove tek ‘qarkorja e Shkupit’, lëndohen 2 veta

22 Prill, 2026

Gjëja e parë që vëllai i Liridonës beri pasi Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm

22 Prill, 2026

Kurti thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje: Është e domosdoshme të merremi vesh për presidentin!

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.