Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zgjedhjet vendore/ Alibeaj: Duhej të dilnim me 61 kandidatë, iu luta të mos përçaheshim

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i qëndron mendimi të tij se kjo forcë politike duhej të kandidonte në 14 maj me 61 kandidatë. Në një konferencë për mediat, Alibeaj deklaroi se ndonëse strukturat e PD morën një tjetër vendim, ai i qëndron besnik qëndrimit të tij që sipas tij ishte zgjidhja e duhur. Alibeaj theksoi gjatë fjalës së tij se PD nuk duhej të ishte përçarë. Ai shton se për këtë arsye ka kërkuar vazhdimisht bashkim mes demokratëve për të evituar krijimin e strukturave paralele.

 

“Unë vazhdoj t’i mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhej të kishim 61 përfaqësues për bashki në zgjedhje lokale”, tha ai. “Në prill të vitit të kaluar duke parashikuar dhe zgjedhjet që do të vinin, kërkesën, lutjet po të doni ju, që të mos krijoheshin struktura paralele, të mos çohej ndarja deri në bazë sepse do të vinte një moment si ky i tanishëm që njerëzit, demokratët përballë së keqes së madhe, Edi Rama, do duhej të ishin bashkë, minimumi bashkim forcash”, shtoi ai.

 

Kreu i komanduar i PD shtoi se faktorë në përçarjen e demokratëve veçmas refuzimit për bashkim nga Berisha është dhe “zvarritja” e vendimit të gjykatës për logon e këtij subjekti.

 

“Stërzgjatja e procesit gjyqësor thuajse një vit të tërë dyerve të gjykatës pavarësishtë kërkesave të herëpashershme për përshpejtimin e procesit gjyqësor për të krijuar qartësi juridike, që është minimumi që duhet për të pasur dhe qartësinë politike, e krijoi efektin e pasivitetit, duke filluar nga unë i pari”, shtoi Alibeaj.

 

Ndryshe nga herët e tjera, Alibeaj nuk u “kursye” në akuzat ndaj ish liderit historik të PD, Sali Berisha, të cilin e akuzoi se ka uzurpuar të gjitha degët e PD, duke nisur që nga selia qendrore.

Lexuar: 99

Lajme te ngjashme

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.