Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme e pranoi kompromisin e ofruar nga MASH për provimin e parë ekstern

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kuvendi i përgjithshëm i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme  në mbledhje të jashtëzakonshme dje në mbrëmje e pranoi kompromisin e ofruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në lidhje me një nga kërkesat e tyre për maturën shtetërore.

Në takim me ministrin Jeton Shaqiri në MASH, përfaqësuesve të Unionit u ishte thënë se për shkak të kalendarit të konfirmuar për mësim nuk mund të anulohet  provimi i parë ekstern (gjuhë amë dhe letërsi)nga 27 maji për më 3 qershor, por u ishte ofruar kompromis – vëllim i zvogëluar i testit dhe lehtësim në pikë. Unioni paralajmëroi se për ofertën do të vendosë Kuvendi i përgjithshëm i tyre.

“Kuvendi i përgjithshëm pas një diskutimi të gjatë e pranoi ofertën alternative të MASH në vend të anulimit të datës së provimit të parë ekstern, të ulet vëllimi i provimit. Ai do të ketë nga 60 deri në 80 pikë, në vend se nga 80-100 të deritanishme, që do të thotë se do të ketë ulje të numrit të pyetjeve”, informon Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Në një letër drejtuar mediave,  tregon se ka arritur me sukses një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për provimin e maturës shtetërore dhe ajo do t’i përshtatet gjendjes në arsim dhe do të lehtësohet për këtë brez maturantësh që, siç thotë ai, ishin më të prekurit nga ndërprerjet në mësim.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kishte katër kërkesa nga të cilat tre menjëherë u pranuan nga MASH, ndërsa për të katërtën, për kërkesën të anulohet fillimi i maturës shtetërore ua ofroi kompromisin për uljen e vëllimit të testit.

Në takimin e djeshëm në MASH u arrit marrëveshje për ndryshimin e raportit të pikëve që i kanë provimet e maturës shtetërore gjatë regjistrimit në fakultet – në vend të 24, provimet eksterne të kenë nga 20 pikë, ndërsa ato interne në vend të 12 të kenë nga 16 pikë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes Qeverisë do t’u rekomandojë unversiteteve të bëjnë një ndryshim të tillë në konkurse. Gjithashtu, universiteteve  do t’u rekomandohet që provimi i parë ekstern – gjuhë amë (maqedonase, shqipe, turke) dhe letërsi, të llogaritet si adekuat  në të gjitha programet studimore, që do të thotë se vlerësimi i këtij provimi do të shumëzohet me një koeficient më të lartë.

“Kështu maturantët do të marrin dy pikë shtesë gjatë regjistrimit për shkak të këtij ndryshimi dhe shteti do të tregojë kujdes për rëndësinë e gjuhës amtare dhe letërsisë”, thekson Unioni.

Gjithashtu është rënë dakord që mësimdhënësit të ndajnë bankat e pyetjeve për provimet interne jo më vonë se katër javë para provimit dhe që bankat të përmbajnë trefishin e pyetjeve sesa numrin e pyetjeve në provim. Është një lehtësim i konsiderueshëm për maturantët, konsiderojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, sepse maturantët do të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur edhe për provimet interne.

Lexuar: 106

Lajme te ngjashme

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.