Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me Alkoolin dhe Alkoolizmin, pirja e tepërt është një model i pirjes që sjell përqendrimin e alkoolit në gjak në 0.08 g/dL ose më të lartë.
Për një grua, pirja e tepruar fillon me katër pije dhe për burrat, është pesë pije. Kjo është pika përtej së cilës rreziku për shëndetin fillon të rritet.
Gratë ia kalojnë meshkujve
Studimet po tregojnë se konsumimi i alkoolit, veçanërisht pirja e tepërt është në rritje tek gratë. Sipas një raporti të ri në SHBA, është hera e parë në histori që gratë kanë tejkaluar burrat në sjelljen e tyre ndaj alkoolit. 11.8 për qind e nxënëseve femra raportuan pirjen e tepërt në krahasim me 10.4 për qind të meshkujve që raportuan të njëjtën gjë në muajin kur u krye studimi.
Më e dëmshme për gratë
Studimet kanë treguar se gratë priren të kenë probleme të lidhura me alkoolin më shpejt dhe me nivele më të ulëta të pijes. Një arsye është se alkooli qëndron kryesisht në ujë dhe gratë kanë më pak ujë në trupin e tyre në krahasim me burrat. Kjo do të thotë se nëse një burrë dhe një grua pinë të njëjtën sasi alkooli, përqendrimi i saj në gjakun e tyre do të ishte më i madh në krahasim me burrat.
Sipas raporteve, gratë në krahasim me burrat kanë më shumë gjasa për të përfunduar në urgjencën e spitalit të lidhura me alkoolin, shtrimin në spital dhe rrezik më të madh të vdekjes.
Rreziqet Sociale dhe Fizike
Pirja e tepërt tek gratë rrit rrezikun e shtatzënive, ndjeshmërinë ndaj sulmeve dhe lëndimeve të rënda nga rrëzimet dhe aksidentet me automjete. Ajo është gjithashtu e lidhur me një rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Top Channel