Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

18 Nëntor, 2025

“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

18 Nëntor, 2025

Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit

18 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë
  • “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK
  • Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
  • Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht
  • “Jo debat për minimumin jetik”, PS rrëzon kërkesën e PD në konferencën e kryetarëve
  • Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm
  • Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar
  • Protesta e opozitës, blindohet Kryeministria
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ambasadori amerikan në Serbi viziton Luginën e Preshevës

28 Mars, 2023 Diaspora
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E martë, 28 Mars 2023 – 18:40
albinfo.ch

FB: Shaip Kamberi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill po qëndron në vizitë në Luginë të Preshevës. Të martën ai vizitoi Komunën e Preshevës dhe u takua me kryetarin Shqiprim Arifin.

Ata diskutuan për situatën në të cilën janë shqiptarët që jetojnë në Serbi. “Ne kemi pasur një diskutim të detajuar dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe më leni të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë”, është shprehur Hill në një konferencë për media, përcjellë albinfo.ch.

Hill ka komentuar edhe marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo nuk ka qenë e lehtë, as për z. Kurti as për z. Vuçiq por ajo çka mund të them është se një progres goxha i mirë është arritur në këtë takim. Për mua ndër elementet kryesore të kësaj ishte se Prishtina duhet të adresojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe sigurisht edhe çështjet e tjera që Kosova është pajtuar të bëjë e që mund të përmirësojnë raportet me Bashkimin Evropian. Këtë mund të shihni edhe si marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe mendoj se mund të thoni të njëjtën gjë edhe për palën serbe”, ka thënë ambasadori amerikan, përcjellë albinfo.ch.

Ndërkohë, kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi duke thënë që kërkon të drejta më shumë për shqiptarët e Luginës. “Në këtë kontekst ne duam të kontribuojmë por me një kërkesë që të drejtat tona në Luginë të Preshevës të respektohen, të garantohen ashtu siç i garantohen të gjitha minoriteteve në rajon dhe te ne jo vetëm që të garantohen dhe respektohen por edhe të shtohen edhe në atë aspektin e sasisë sepse ne kemi mangu në drejtat tona në jetën tonë. Na kemi mangu edhe në investimet nga Qeveria Serbe në Luginë të Preshevës. Ne kemi një diskrepancë mes asaj që kanë minoritetet e tjera në rajon në të drejta dhe ne në Luginë të Preshevës. Kjo ka qenë kërkesa ime dhe këtu ka zënë shumë vend plani shtatë pikësh i cili duhet të kontekstualizohet në ditët e sotme sepse është plan më i vjetër po i cili në parim i përmban kërkesat tona për ta krijuar një kualitet të jetës në Luginë të Preshevës përveç asaj të pasivizimit e cila ka qenë një temë e veçantë e jona për të cilën e informova në detaje ambasadorin dhe i cili me këtë çështje tash shpresojmë të kthehet në Beograd”, është shprehur ai, përcjellë albinfo.ch.

Të hënën, Hill takoi edhe Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë.



Lexuar: 80

Lajme të ngjashme

Një familje shqiptare futet në “listën e zezë” amerikane

Tmerr në Austri: prindërit torturojnë dhe vrasin djalin e tyre tre-vjeçar!

Koordinatori Nacional Mustafë Veseli pjesë e Forumit Evropian në Vjenë

Fidan Limani: Dje mora pjesë në Konferencën e 2-të të Unionit Ekonomik Austriako-Shqiptar në Vjenë

Azizi: VLEN formon Shtabin në mërgatë, përfaqësues në çdo shtet të Evropës

Fidan Limani, politikan në Austri me origjinë nga Sllupçani, shoqëron ministrin kantonal dhe njëkohësisht kryetarin e SPO NO, Mag. Sven Hergovich, në dy projekte revolucionare që po transformojnë tregun e punës në Austri

showbiz

Horoskopi

Showbiz 17 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Showbiz 16 Nëntor, 2025

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është një nga emrat më të…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.