Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete

20 Prill, 2026

Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

20 Prill, 2026

Filipçe: Rruga e bllokuar evropiane është tradhtia më e madhe e së ardhmes së Maqedonisë

20 Prill, 2026

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtarit

20 Prill, 2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja e 11 komisioneve parlamentare

20 Prill, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes të vogël dhe të mesëm që do të rritet me kredi

20 Prill, 2026

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

20 Prill, 2026

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

20 Prill, 2026

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës nderoi jetën dhe veprën e Prof. Dr. Ramiz Abdylit

20 Prill, 2026

Gashi uron Radevin, pret qeveri stabile në Bullgari dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve

20 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bashkitë e mëdha me emra të “vjetër”/ PS zyrtarizon sot kandidatët;

TV NewsBy TV News25 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

ENKELEJDA MEMA

GAZETARE

Zyrtarizimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë, Partia Socialiste nuk e la për në orët e fundit. Dy ditë nga përfundimi i afatit, pasdite, në mbledhjen e kryesisë, kryesocialisti Edi Rama vendos për 61 kandidatët me të cilët do të kërkojë fitoren në zgjedhjet e majit.

Katër vite pas vendoreve të 2019-ës, Partia Socialiste pritet të garojë në pjesën më të madhe të bashkive me të njëjtët emra.

Në bashkitë më të mëdha dhe kryesore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Lezhë, Berat Korçë, Dibër apo Himarë kryetarëve të bashkive i është besuar një tjetër mandat.
Te të mëdhatë ndryshimin e bën Shkodra dhe Vlora. Bastioni historik i së djathtës i është besuar deputetit Benet Beci. Me faktorin e shtuar ish-LSI-in Agron Çela dhe aleatin e heshtur Tom Doshi besimi i socialistëve është që për herë të parë pas tre dekadash Shkodra të qeveriset nga të majtët.

Pasuesi i të përjashtuarit nga PS-ja, Dritan Lela në Vlorë ende nuk ka një emër përfundimtar. Herët në mëngjes, kryesocialisti Edi Rama ishte atje për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se dy emrat e propozuar janë Ermal Dredha një diplomat karriere që në vitet e fundit ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Abu Dahbi dhe Fate Velaj ish deputet.
Nga asambleja është kërkuar që me votë të fshehtë të përzgjidhet kandidati i mundshëm për qeverisjen e Vlorës për katër vitet e ardhshme.

Në më pak se 20 bashki, kryesisht të vogla socialistët do të garojnë me emra të rinj. Radhëve të deputetëve do t’i largohet edhe Besjan Ajazi. Ai do të hyjë në garë për të fituar bashkinë e Gramshit.

Me arrestimin në ditët e fundit të Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës mbetet për t’u zyrtarizuar në mbyllje të kryesisë se kush do të jetë pasuesi.

Në vendoret e pranverës partia në pushtet është deklaruar në fitoren e 45 bashkive, madje në disa prej tyre me një rezultat të thellë.

ENKELEJDA MEMA-GAZETARE

Po aq me interes janë edhe emrat për këshillat bashkiakë. PS është zotuar se ato do të jenë në shumicë figura që gëzojnë pëlqyeshmëri në komunitet dhe përfaqësojnë profesione të ndryshme, si mjekë, mësues, inxhinier apo specialistë të ndryshëm.

 

Lexuar: 98

Lajme te ngjashme

Filipçe: Rruga e bllokuar evropiane është tradhtia më e madhe e së ardhmes së Maqedonisë

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës nderoi jetën dhe veprën e Prof. Dr. Ramiz Abdylit

Gashi uron Radevin, pret qeveri stabile në Bullgari dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve

10 hektarë pyll i ulët i djegur pranë Glazhnjës

19-vjeçari nga Kumanova pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motor në shtyllë elektrike

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Lajmet e fundit

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete

20 Prill, 2026

Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

20 Prill, 2026

Filipçe: Rruga e bllokuar evropiane është tradhtia më e madhe e së ardhmes së Maqedonisë

20 Prill, 2026

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtarit

20 Prill, 2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja e 11 komisioneve parlamentare

20 Prill, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes të vogël dhe të mesëm që do të rritet me kredi

20 Prill, 2026

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

20 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.