Autor: TV News

Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me Differdange 03, ekipin kampion nga Luksemburgu. Drita FC dhe Differdange 03 do të luajnë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport. Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e super mesfushorit, Rron Broja, pasi mesfushori është i suspenduar. Broja ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e vitit të kaluar ndaj Legias, andaj nuk do të ketë të drejtë paraqitje për duelin e nesërm. Megjithatë, Broja do jetë gati dhe në gjendje të luajë…

Read More

Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është vetëm një hap larg transferimit të tij të ri. Reprezentuesi i Shqipërisë, tashmë ka mbërritur në Torino ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara finalizimit të marrëveshjes me klubin e ri. Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë brenda orëve në vijim, duke përmbyllur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 27-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer në Serie A dhe është një prej lojtarëve më të vlerësuar të kuqezinjve në repartin defansiv. Detajet e marrëveshjes pritet të bëhen publike pas përfundimit të kontrolleve mjekësore, derisa klubi pritës në Torino është gati ta prezantojë…

Read More

Basketbollisti kosovar, Drilon Hajrizi, do të qëndrojë te Trepça. Këtë e konfirmuan vetë klubi i Trepçës në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku njoftuan se Hajrizi do të qëndrojë edhe për një sezon te kampionët e Kosovës. Hajrizi ishte një nga yjet e sezonit të kaluar, ku arriti të mbronte titullin e kampionit në Kosovë që e fitoi Kupën e Kosovës. “Xehetarët” pritet të bëjnë përforcime të reja në ekip për t’i përsëritur sukseset e sezoneve të fundit.

Read More

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze në lëkurë. Ndaj, mbrojtja nga dielli është thelbësore – dhe një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë është përdorimi i produkteve me SPF (Sun Protection Factor). Çfarë është SPF dhe pse ka rëndësi?SPF është një tregues se sa mirë një krem dielli mbron lëkurën nga rrezet UVB – ato që shkaktojnë djegie dhe rrisin rrezikun për kancer të lëkurës. Sipas dermatologes Dr. Heather Rogers, përdorimi i kremit me SPF ndihmon gjithashtu në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës. Por, siç…

Read More

E ardhmja e Rasmus Hojlund te Manchester United është gjithnjë e më e pasigurt, raporton Laurie Whitwell nga The Athletic, duke theksuar se largimi i tij këtë verë është më i mundshëm sesa qëndrimi. Në podcastin Talk of the Devils, Whitwell deklaroi: “Mendoj se lidhjet me Ollie Watkins kanë të bëjnë me të ardhmen e Hojlund, nëse ai largohet.” Burimet pranë klubit tregojnë se një shitje e Hojlund është më e mundshme se një huazim, me Interin që përmendet si destinacioni kryesor, edhe pse negociatat ende nuk kanë përparuar. Interi ka shfaqur interes konkret, por aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje…

Read More

Orik Devolli, 15-vjeçari nga Kosova, po shkel pedalin drejt një ëndrre që pak të rinj në botë arrijnë: Formula 1. Në një trajnim prej pesë ditësh në Feed Racing, një ndër akademitë më prestigjioze të automobilizmit në Francë, Oriku është duke punuar nën vëzhgimin e dy ikonave të garave: Patrick Lemarié dhe Jacques Villeneuve, kampion bote në F1. Në pistën legjendare Nevers Magny-Cours, aty ku kanë garuar më të mirët në historinë e Formula 1, Oriku është duke ndërtuar themelin e një karriere që synon majat e garave botërore. Përmes këtij trajnimi 5 ditor, ai është përballur edhe me garues…

Read More

Sulmuesi kosovar, Astrit Berisha ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e sapo promovuar në Superligë, Prishtina e Re. Berisha ishte më meritori për inkuadrimin në Superligë, pasi realizoi 27 gola dhe 10 asistime në Ligën e Parë edicionin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport. Klubi njoftoi për rinovimin e kontratës së Berishës me një postim në rrjetin social, Facebook. Ja njoftimi: “Astrit Berisha vazhdon me KF Prishtina e Re! KF Prishtina e Re njofton me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me Astrit Berishën, sulmuesin 28-vjeçar i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me fanellën bardhekaltër. Me 27 gola dhe 10 asistime,…

Read More

Skuadra nga Luksemburgu, Differdange 03 do të ballafaqohet me Dritën të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Drita dhe Differdange 03 do të ballafaqohen në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport. Sot, klubi nga Luksemburgu është nisur drejt Prishtinës, ku kanë pasur pritje nga tifozët e tyre, të cilët i mbështetën në mënyrë të organizuar, duke i motivuar ata para duelit me kampionët e Kosovës. Kujtojmë se fituesi i raundit do të luajë me Copenhagen në raundin e dytë. /GazetaBlic Sport

Read More

Carlos Alcaraz e përfundon ndeshjen e raundit të 16-të dhe shkon në çerekfinale. Kampioni në fuqi Carlos Alcaraz e siguroi vendin e tij në çerekfinalet e Wimbledon 2025 për meshkuj në tenis, pas një fitoreje të vështirë ndaj Andrey Rublev sot, më 6 korrik. Alacaraz humbi setin e parë, por spanjolli ka rikthyer gjithçka në favorin e tij. Alcaraz mposhti Rublevin 6-7(5), 6-3, 6-4, 6-4 në Fushën Qendrore dhe kaloi në çerekfinale. Dy herë kampioni në fuqi do të përballet me Cameron Norrie në raundin tjetër. /GazetaBlic Sport/

Read More

Djersitja e tepërt gjatë verës mund të jetë një problem i madh. Është një ndjesi e pakëndshme të jesh i lagur nga koka te këmbët gjithë ditën, dhe ka edhe një erë të pakëndshme. Për fat të mirë, djersitja mund të lehtësohet shumë thjesht me pije të caktuara. Kos me susam Gjatë verës, hani një lugë fara susami me pak kos çdo mëngjes. Susami ndihmon në uljen e temperaturës së trupit në një mënyrë natyrale. Të gjithë ata që e provuan këtë përzierje thanë se i ndihmoi të djersiteshin më pak gjatë ditës. Pini lëng domatesh Patjetër që do ta…

Read More