Autor: TV News
Lëndimi e ndal Grigor Dimitrov në Wimbledon! Tenisti nga Bullgaria po udhëhiqte 2-0 në sete kundër numrit 1 në botë, Jannik Sinner, por një lëndim në setin e tretë e ktheu ndeshjen e shkëlqyer në 1/8 e finales së turneut Grand Slam në një makth për Grigor dhe ai tani është jashtë turneut. Në raundin tjetër të turneut, Jannik Sinner do të luajë kundër Ben Shelton, i cili mundi Lorenzo Sonegon 3:1 në sete. “Nuk e marr fare këtë si fitore”, tha Sinner pas ndeshjes, pasi kundërshtari i tij i cili po fitonte u tërhiq nga loja. /GazetaBlic Sport
Victor Osimhen mbetet lojtar i Napolit, pasi klubi italian ka refuzuar një ofertë për sulmuesin nigerian nga kampionët turq Galatasaray. Gjigantët e Stambollit bënë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Osimhen, por Napoli e refuzoi atë, pretendon Sky Sport Italia. 26-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Galata, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 8 asiste në 41 ndeshje dhe luajti një rol vendimtar në fitoren e Galatasarayt për titullin e 25-të të ligës turke. Kontrata e Osimhen me Napolin, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, ka një klauzolë lirimi me…
Napoli po punon në mënyrë aktive për të forcuar opsionet e tyre sulmuese përpara sezonit të ri. Sipas Gianluca Di Marzio, gjigantët e Serie A kanë negociata të vazhdueshme me Udinesen për një transferim të mundshëm të Lorenzo Lucca-s. Napoli po shtyn për një marrëveshje në rreth 33-34 milionë euro plus bonuse, megjithëse përgjigja e Udineses është ende në pritje. Në të njëjtën kohë, Napoli nuk është dorëzuar nga nënshkrimi i Darwin Nunez nga Liverpool. Kohët e fundit, klubi paraqiti një ofertë për Reds me vlerë 50 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse, me një pagë të propozuar…
Numri 1 në botë në tenisin e meshkujve – Jannik Sinner, kaloi tutje në çerekfinale të Wimbledon pas dëmtimit të Grigor Dimitrov. Bullgari u eliminua në 1/8 e finales për shkak të një dëmtimi në shpatullën e djathtë, të cilin e pësoi në setin e tretë (kur ishte duke fituar me rezultat 2:0) kundër Sinmer. Dimitrov kishte fituar dy setet e para me rezultatet 6:3 dhe 7:5. “Nuk di çfarë të them sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E pamë të gjithë sot. Ka qenë i pafat vitet e fundit. Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë…
Në ditët e nxehta të verës, gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur. Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi. Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme. Pra, nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Nëse ju do ta ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do…
Trajneri i Shkëndijës Beqiri dhe kapiteni Ibraimi kanë folur para mediave për ndeshjen e të martës me The New Saints FC nga Uellsi. Kuqezinjtë të martën nga ora 20:00 sipas kohës sonë lokale do përballen me kampionin e Uellsit në ndeshjen e parë të raundit të parë të eliminatoreve të UEFA Champions League. Pak para seancës zyrtare stërvitore në “Park Hall Stadium”, trajneri Jeton Beqiri foli para mediave për pritjet e ekipit nga kjo përballje. “Jemi të gatshëm në maksimum për tu përballur me kundërshtarin e nesërm. Nga fillimi i fazës përgatitore kemi punuar me shumë seriozitet dhe pas shortit…
Anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers , i cili sapo është rikthyer nga huazimi te Roma sezonin e kaluar, foli për Milan TV në fund të seancës stërvitore të sotme në Milanello. Ai konfirmoi se tani është rikthyer tek Milani për të qëndruar. “Tani jam këtu për të qëndruar. Jam i lumtur që jam kthyer, më mungoi Milani. Tani do të bëjmë diçka të madhe këtë vit. Ishte një përvojë për mua të shkoja në huazim në klube të tjera, kjo më bëri gjithashtu të rritem. Kam këtë ndjenjë se po marr diçka këtu dhe shpresoj ta bëj me të gjithë…
Barcelona kanë konfirmuar se Wojciech Szczesny do të qëndrojë në klub, pavarësisht se kontrata e tij kishte skaduar javën e kaluar. Me rikthimin e skuadrës në stërvitje këtë javë, trajneri Hansi Flick pa dyshim ka dashur që portieri 35-vjeçar të jetë prezent që në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri. Veterani polak u rikthye nga pensionimi më pak se dy muaj pasi e kishte lënë futbollin, pas lëndimit serioz të Marc-Andre Ter Stegen në shtator, që e detyroi Barcelonën të kërkonte një portier me përvojë. Szczesny kaloi tre muaj në stol, por më pas fitoi vendin e titullarit në…
Skuadra e Lirisë ka filluar edhe zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, 2025/26. Trajneri i ri, Klodian Duro ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore me klubin prizrenas, shkruan GazetaBlic Sport. Liria ka bërë disa transferime të mëdha si Albion Kurtaj e Fitim Susuri, teksa ka mbajtur boshtin e ekipit, me shpresën që sezonin e ri të rikthehet në Superligë. Ja pamjet nga stërvitja:
Skuadra e Shkëndijës është e motivuar dhe gati për ndeshjen e nesërme ndaj The New Saints. TNS e Shkëndija nesër do të ballafaqohen me fillim nga ora 20:00 në Park Hall të Oswestry, shkruan GazetaBlic Sport. Ekipi kuqezi, Shkëndija është gati dhe nuk ka asnjë mungesë për duelin e nesërm, andaj trajneri Jeton Beqiri do të mund të llogarisë në gjithë lojtarët e tij. Shkëndija dëshiron triumfin dhe kalimin tutje në raundin e dytë kualifikues të Champions League. /GazetaBlic Sport
