Autor: TV News

Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërkesat e protestuesve për “t’i dhënë fund korrupsionit”, teksa ajo nisi mandatin si kryeministre në detyrë, pasi protestuesit e rinj e rrëzuan nga pushteti paraardhësin e saj. Sushila Karki, 73-vjeçare, ish-shefe e drejtësisë, është ngarkuar me detyrën për të rivendosur rendin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për një të ardhme pa korrupsion, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh. Protestat nisën të hënën, të nxitura nga një ndalim i rrjeteve sociale, dhe u përshkallëzuan shpejt, me Parlamentin dhe ndërtesat kryesore qeveritare që u dogjën, ndërsa…

Read More

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shprehur kritika për kalendarin e ngjeshur të futbollit dhe numrin në rritje të ndeshjeve. “Çfarë mendon për Kupën e Botës për Klube? Se u bëri dëm të jashtëzakonshëm lojtarëve. Ideja nuk është e keqe, por duhet të përshtatet në kalendar. FIFA dhe UEFA duan gjithnjë e më shumë ndeshje, Superkupat luhen në dy ndeshje, madje janë zhvendosur në Arabinë Saudite… Çfarë duhet të bëjmë? Diçka duhet të ndryshojë”, tha Ancelotti. Ai theksoi se futbolli ndërkombëtar do të jetë më i prekuri: “Po, futbolli kombëtar ka humbur disi rëndësinë e tij për shkak të turneve…

Read More

Në emisionin Quo Vadis, të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, u diskutua mbi kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se ndryshimet kryesore në qeverinë e re janë bërë në ato sektorë ku performanca ka qenë më e ulët. Sefa u shpreh se në mandatin e fundit, qeveria Rama ka pasur performancën më të mirë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ka diferencë nga qeveria Rama 1, 2, 3 për të shkuar në 4? Sefa: Ka një ndryshim në sektorë që kanë performancë të vogël, me një përjashtim infrastrukturën. Në arsim,…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë të dytë shtetërore të në Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme. Sipas BBC, ai do të pritet me një ceremoni spektakolare mbretërore. Trump, i cili do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Melania, u prit nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II në qershor 2019. Çfarë është një vizitë shtetërore? Një vizitë shtetërore është një udhëtim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar nga kreu i një shteti. Ato zakonisht organizohen me ftesë të monarkut, duke vepruar sipas këshillës së qeverisë. Tradicionalisht, presidentët amerikanë që janë në mandatin e dytë, si Trump, nuk…

Read More

John Terry, i konsideruar nga shumë si legjenda më e madhe në historinë e Chelseat, e habiti publikun e futbollit duke deklaruar se dëshiron që Liverpooli ta fitojë titullin e Premier League këtë sezon, dhe e bëri këtë për shkak të Diogo Jotas. Terry pranoi se nuk mendon se ish-ekipi i tij është gati për një arrithe të tillë. Ish-kapiteni i Chelseat luajti 717 ndeshje për klubin, shënoi 67 gola dhe ngriti pesë trofe të Premier League dhe një të Ligës së Kampionëve, së bashku me shumë tituj të tjerë. Pas një karriere si lojtar dhe një udhëtimi të shkurtër…

Read More

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë socialiste zyrtarizoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës. “Po PD a e ka gati një kandidat për bashkinë më të madhe në vend?”,  kjo ishte pyetja që iu bë në QUO VADIS nga moderatorja Pranvera Borakaj, nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat Belind Këlliçi. I ftuar në studio, Këlliçi tha se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë dy emra potencial që mund të sjellin fitoren e opozitës në Tiranë, megjithatë duhen bërë konsulta me bazën dhe me aleatët më parë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Keni ju…

Read More

Një breshëri sulmesh ajrore ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor më 14 shtator. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, sipas spitalit Shifa, ku u dërguan trupat e viktimave. Një nga sulmet ajrore, që u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, goditi një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, duke vrarë një familje 10-anëtarëshe, përfshirë një nënë me tre fëmijët e saj, thanë zyrtarët shëndetësorë. Asociacioni palestinez i Futbollit tha se lojtari i klubit Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan u vra gjatë sulmeve së bashku me 14-anëtarë të…

Read More

Pas fitores së fundit me Letoninë në “Air Albania” lojtarët e kombëtares shqiptare janë rikthyer në klubet e tyre. 7 prej tyre do të zbresin sot në fushë në 5 ligat kryesore të Europës. Në orën 12:30, Kristjan Asllani dhe Torino do të udhëtojnë për t’u përballur me Romën. Në orën 15:00, Armando Broja pritet të dalë në fushë me ekipin e Burnley në shtëpi, të cilët presin gjigantët e Liverpool. Në të njëjtën orë, Atalanta e Gjimshitit pret në Bergamo ekipin e Lecces së Berishës dhe Ramadanit. Vëmendja tek legjionarët zhvendoset më pas në orën 18:00 ku Lazio e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton festivalin e parë ndërkombëtar të vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët ta ndjekin. Festivali do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor dhe këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të europës në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, atë të Metropolit, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, festivali do të hapet edhe për gjithë qytetin, me një shfaqje të re për publikun, falas. Në video mesazh Preljocaj thotë se së bashku me kompaninë e tij, do…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e tij në Izrael më 14 shtator, pasi shprehu mbështetjen e fuqishme të administratës amerikane për Izraelin në luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Vizita e kryediplomatit amerikan zhvillohet pasi presidenti amerikan, Donald Trump, qortoi Izraelin për sulmin e paprecedent në Doha të Katarit më herët gjatë javës, kur Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit. Kjo ishte hera e parë që Izraeli kreu një sulm ndaj Katarit, aleatit të SHBA-së, sulm që ka rritur presionin ndaj përpjekjeve diplomatike për të arritur një…

Read More