Autor: TV News
Dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi sot agjencia palestineze e lajmeve WAFA. Sipas njoftimeve, trupat e 41 personave janë dërguar në spitale të ndryshme në këtë territor të goditur rëndë që nga mëngjesi i sotëm. Ushtria izraelite deklaroi se po vazhdon operacionet kundër organizatave terroriste në të gjithë Rripin e Gazës dhe se ofensiva në qytetin e Gazës është zgjeruar. Në një rast, trupat izraelite raportuan se kishin identifikuar pesë militantë që kishin qëlluar me një raketë antitank drejt ndërtesës ku ndodheshin ushtarët. Nuk pati të plagosur mes tyre, ndërsa ushtria tha…
Real Sociedad ka kaluar në avantazh ndaj Barcelonës. Odriozola ka realizuar në ndeshjen e La Ligës. Rezultati tashmë është 0 me 1. Ja pamjet – VIDEO. The post Real Sociedad në avantazh ndaj Barcelonës appeared first on GazetaBlic.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi në një intervistë për Fox News se Izraeli po bashkëpunon me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për realizimin e planit me 21 pika, që synon përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. “Po punojmë për këtë çështje. Plani ende nuk është finalizuar, por po bashkëpunojmë me ekipin e presidentit Trump në këtë moment,” tha Netanyahu nga New Yorku, një ditë para takimit të tij të planifikuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë. Netanyahu shprehu shpresën që plani të konkretizohet, duke theksuar objektivat kryesore: “Të lirojmë pengjet tanë, të heqim qeverisjen e Hamasit, ta…
Prishtina ka siguruar një tjetër fitore të madhe në Superligë. Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, triumfoi me rezultat 0 me 5 ndaj Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport. Kryeqytetasit kanë tashmë 5 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, duke kryesuar renditjen tabelare në Superligë. Në javën e ardhshme, Prishtina do të përballet me Ballkanin, kurse Ferizaj e pret skuadrën e Drenicës. /GazetaBlic Sport/ The post Prishtina spektakolare, fiton bindshëm ndaj Ferizajt appeared first on GazetaBlic.
Tre persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur pasi të shtunën mbrëma një person hapi zjarr nga një anije drejt një turme që ishte mbledhur në një bar buzë ujit në një qytet bregdetar të Karolinës së Veriut, thanë autoritetet amerikane. Të shtënat ndodhën rreth orës 21:30, sipas kohës lokale, pranë një sërë baresh dhe restorantesh të frekuentuara në Sauthport, që gjendet 48 kilometra në jug të Uillmingtonit. Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar ishte në një anije të vogël pranë bregut dhe papritur u ndal dhe shtiu drejt turmës dhe më pas iku. Pothuajse gjysmë…
Malisheva ka barazuar rezultatin ndaj Drenicës. Ferati ka shënuar në Bajram Aliu dhe tashmë shifrat janë të barabarta. 3 me 3 është rezultati në Skenderaj, kurse fundi pritet të jetë shumë dramatik. The post Malisheva barazon rezultatin në Skenderaj, super ndeshje appeared first on GazetaBlic.
Moldavia po voton për zgjedhjet kyçe parlamentare, ku do të zgjedhë mes dy rrugëve: vazhdimin e integrimit në Bashkimin Evropian apo kthimin drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe mbyllen në orën 21:00. Rezultatet pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit. Në garë janë partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet kundër Bllokut Elektoral Patriotik, një aleancë proruse dhe e partive nostalgjike ndaj Bashkimit Sovjetik. Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë, të cilin Sandu e mposhti në…
Sot po zhvillohen ndeshjet e xhiros së 7-të në Superligën e Kosovës. Këto janë rezultatet momentale: Drita – Dukagjini 1:1 Prishtina e Re – Ballkani 0:1 Llapi – Gjilani 2:0 Drenica – Malisheva 2:0 Ferizaj – Prishtina 0:0 (po rifillon pas problemeve në fillim të ndeshjes) /GazetaBlic Sport/
Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën. Kjo është dita e dytë me radhë që Danimarka detekton dronë, teksa shteti në javët e fundit është përballur me disa incidente të tilla. “Forcat e Armatosura mund të konfirmojnë se janë parë dronë mbi disa lokacione të ushtrisë gjatë natës. Kemi dislokuar disa kapacitete”, tha ushtria përmes një njoftimi. Ushtria nuk ofroi detaje lidhur me incidentet apo për përgjigjen e saj. Mediat daneze raportuan se asnjë aeroport nuk është mbyllur gjatë natës. Shfaqja e dronëve në mbarë Danimarkën dhe Norvegjinë që nga 22 shtatori…
Nuk është gjithmonë e nevojshme të ndjekim “rrugën e duhur” për të arritur prosperitet financiar. Ndonjëherë, përgjigjja qëndron në diçka më të thjeshtë: t’u besojmë ideve tona dhe t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës sonë. Java që fillon më 29 shtator sjell mundësi, por edhe sfida, për tre shenja specifike të zodiakut . Tipari i tyre i përbashkët? Aftësia për të menduar ndryshe dhe për të bërë lëvizje që shkëputen nga e zakonshmja. Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, është koha të lini pas zakonet e vjetra dhe të hapni rrugën për diçka vërtet tuajën – me besim, kreativitet dhe…
