Autor: TV News

Darmian do të humbasë ndeshjet kundër Romës, Napolit dhe Union St. Gilloise. Interi ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi Matteo Darmian ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të humbasë ndeshjet e ardhshme të ekipit. Në një deklaratë, ekipi mjekësor i Nerazzurrëve tha se lojtari 36-vjeçar ishte diagnostikuar me një tendosje muskulore në kofshën e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, që do të thotë se ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën disa javë. Ky dëmtim e përjashton Darmianin nga skuadra e Interit për udhëtimin e së shtunës në Romë…

Read More

Presidenti Donald Trump gjatë një interviste për CNN ka deklaruar se është gati të shqyrtojë mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të rifillojë veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të zbatojë anën e tij të marrëveshjes së armëpushimit. “Forcat izraelite mund të kthehen në rrugët e Gazës sapo ta them unë. Ajo që po ndodh me Hamasin do të zgjidhet shpejt, tha Trump. Ndërkoha zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar ushtrinë izraelite se “vazhdon të vrasë civilë” në zonat pranë vijave të ripozicionimit në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për armëpushim. Sipas raportit…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, argumentet e tij lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ai caktoi datën 9 nëntor. Begaj kërkon që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për dekretin e tij si dhe të heqë pezullimin për zgjedhjet në Tiranë. Gjithashtu, kreu i shtetit argumenton se duhet rrëzuar ankimi i ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, si i pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës. Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese: Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur…

Read More

Trepça nuk ia doli të startojë me fitore në edicionin e sivjetmë të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga PAOK me rezultat 85-74 (27-20, 18-13, 18-22, 22-19) në PAOK Sport Arena. Skuadra mitrovicase dha një paraqitje luftarakë dhe ruajti gjallë shpresat deri në momentet vendimtare të takimit. Ndeshja nisi me dominim të lehtë të skuadrës greke, që përfundoi pjesën e parë me epërsi të qartë 45-33. Megjithatë, Trepça reagoi fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 22-18, duke e ngushtuar disavantazhin në vetëm tetë pikë (63-55), shkruan Kerlacki. Në çerekun e fundit, Trepça iu afrua…

Read More

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje. Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit. “Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo. Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Bruna Mersini tha se synon ta kthejë Vlorën në një qytet të kujdesit, respektit dhe mundësive për të gjithë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicioni qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, znj. Mersini u shpreh se politika për të është një mundësi për të sjellë ndryshime reale dhe për t’u rikthyer qytetarëve besimin se institucionet janë në shërbim të tyre. Mersini vuri theksin te nevoja për një bashki më afër njerëzve, një zhvillim të qëndrueshëm urban, pastrim të qytetit dhe turizëm që zgjat gjatë gjithë…

Read More

Legjenda e Borussia Dortmund dhe drejtori aktual i klubit, Lars Ricken, beson se Bayern Munich nuk i ka perceptuar “verdhëzinjtë” si një kundërshtar të vërtetë kohët e fundit dhe dëshiron ta ndryshojë këtë. “Ishin ndeshje shumë të lehta, por kjo ndodhi edhe sepse Bayern nuk na shihte si rivalë sezonin e kaluar për shkak të performancës sonë. Ne duhet ta meritojmë përsëri këtë garë”, tha Ricken për Sport Bild. “Duhet të jemi të sinqertë: në nivel ndërkombëtar, në Ligën e Kampionëve, Bayern dhe Dortmund mbajnë barrën e rëndë të Bundesligës. Asnjë klub tjetër nuk e përfaqëson nivelin e lartë gjerman…

Read More

Zyrtarë të qeverisë amerikane njoftuan të mërkurën se rrjetet federale janë bërë objektivi i një “kërcënimi të rëndësishëm kibernetik” që po përpiqet të shfrytëzojë dobësi në produktet e kompanisë së njohur të sigurisë kibernetike, F5. Në një deklaratë zyrtare, Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (CISA) paralajmëroi se këto dobësi mund t’i lejojnë aktorëve kërcënues të kenë akses lateral në rrjetet e organizatave, të vjedhin të dhëna sensitive dhe të sigurojnë qasje të përhershme në sistem, me rrezik të lartë për kompromentim të plotë të rrjeteve të synuara. Sulmi zbuloi edhe dobësi të brendshme në F5 Kompania F5 pranoi…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbushi sot 81 vjeç, dhe mbledhja e grupit parlamentar nisi me urimin për liderin e opozitës. “Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje. Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm njëm është puna, puna dhe vetëm…

Read More

Skuadra kosovare e basketbollit, KB Trepça sonte ballafaqohet me ekipin grek, PAOK. PAOK dhe Trepça takohen sot në kuadër të FIBA Europe Cup, shkruan GazetaBlic Sport. Ky ballafaqim ka filluar, me ekipin vendas që shihet si favorit, por me kampionët e Kosovës të etur për befasi. Ja linku i takimit:

Read More