Autor: TV News
Uragani Melissa ka goditur Kubën këtë të mërkurë, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe. Pas stuhisë së fuqishme, në rrjet kanë qarkulluar fotografi dhe video, që tregojnë shkatërrimet masive, ndërsa pjesa më e madhe e ishullit është pa energji elektrike dhe me banesa të përmbytura. Një zyrtar lokal e përshkroi skenën si “si një skenë nga një film apokalipsi”, sipas BBC-së. Komunikimet janë ndërprerë dhe shkalla e vërtetë e dëmit mbetet e panjohur. Kryeministri Andreë Holness e shpalli Xhamajkën një “zonë fatkeqësie”, duke paralajmëruar…
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu prezantoi raportin vjetor në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë. Ai ka listuar një sërë shkeljesh të kryera nga instucionet publike, duke u ndalur vecanërisht tek shkeljet në sektorin e shëndetësisë. “KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku ishin 993 masa disiplinore, 66 masa administrative, 697 masa për efekte financiare. Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Ne jemi shprehur për problematikat, dhe shteti duhet të…
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Llapi ka siguruar fitoren e radhës në kampionat, duke triumfuar në ndeshjen ndaj Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, me Sadriun dhe Gnapin që shënuan për skuadrën e Tahir Batatinës, kurse Leotrim Kryeziu shënoi golin për mysafirët. Drenica ka siguruar një fitore të madhe ndaj Dritës. Drenicasit kanë triumfuar me rezultat 3 me 1 në ‘Bajram Aliu’. Goli i Albert Dabiqajt u ‘zhvlerësua’ nga dy golat e Ronaldo Chacon dhe një tjetër nga Kreshnik Uka. Ferizaj poashtu siguroi fitore me vlerë, duke…
Uragani Melissa ka goditur Kubën të mërkurën, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe. Melissa goditi brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë, tha Qendra kombëtare amerikane për uragane. “Stuhia shkatërruese, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si dhe erërat e fuqishme të uraganit po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm”, tha kjo qendër. Afër 735 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të Kubës teksa stuhia afrohej, thanë autoritetet. Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, paralajmëroi…
Pavarësisht se reforma në drejtësi është vlerësuar nga aktorët ndërkombëtarë, opozita mendon të kundërtën. Në tryezën e komitetit parlamentar të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi solli në vëmendje një sërë çështjesh që sipas tij në thelb kanë korrupsionin e sjellë nga keqqeverisja. “Vështirë të evidentosh ndonjë progres gjatë qeverisjes së partisë në pushtet. Parlamenti dhe qeveria nuk kane legjitimitet demokratik. Grupet kriminale perdorin ekonomine shqiptare per pastrim parash sidomos në sektorin e ndërtimit.” Por në emër të mazhorancës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se këto akuza thjesht baltosin figurën e…
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës. Llapi është në avantazh ndaj Prishtinës pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport. Edon Sadriu realizoi në minutën e 40-të, duke i dhënë epërsinë prej 1 me 0 skuadrës së tij. Në avantazh është edhe Ferizaj ndaj Prishtinës së Re, poashtu me shifrat 1 me 0, kurse ndeshja mes Drenicës dhe Dritës, vazhdon të jetë 0 me 0. Llapi – Prishtina 1:0 (Edon Sadriu ⚽) Ferizaj – Prishtina e Re 1:0 (Erion Sadriu) Drenica – Drita 0:0 /GazetaBlic Sport/
Në zemër të Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut, ngrihet një piramidë gjigante 105-katëshe, e njohur si Hoteli Ryugyong – një ndërtesë 330 metra e lartë që prej 38 vitesh qëndron e papërfunduar, duke u kthyer në një simbol të dështuar të fuqisë dhe modernitetit. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1987, me synimin që hoteli të ishte më i larti në botë, me 3.000 dhoma, pesë restorante dhe një kat të sipërm rrotullues. Por kriza ekonomike e viteve ’90 që goditi Korenë e Veriut e ndaloi përfundimisht projektin. Deri në vitin 1992, ndërtesa kishte arritur lartësinë e saj maksimale,…
Ukraina ka intensifikuar sulmet e saj me dronë ndaj Moskës, duke shkaktuar një situatë alarmante që ka detyruar pezullimin e fluturimeve në aeroportet e kryeqytetit rus. Këto sulme, të cilat janë realizuar për tre netë radhazi, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë në rajon. Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë një periudhe tre-orëshe, mbrojtja ajrore ka rrëzuar 57 dronë ukrainas. Këto sulme përfshinin katër dronë të rrëzuar në periferi të Moskës dhe tetë të tjerë në rajonet përreth, duke theksuar rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto operacione për qytetin. Agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, ka njoftuar se…
Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje shumë interesante. Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Podujevë, atje ku do të takohen Llapi dhe Prishtina, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 13:00, kurse këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave: FC Prishtina: FC Llapi: /GazetaBlic Sport/
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar më 29 tetor. “Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes. Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”. “Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e…
