Autor: TV News

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, komentoi mbi referimin në Portugali, duke kritikuar performancën e gjyqtarëve. Pas raundit të fundit të kampionatit, ai e quajti Benfican klubin më të dëmtuar. “Është më mirë të hiqet VAR. Nëse VAR nuk mund të ndërhyjë kur ka një gabim të kësaj madhësie… Çfarë bën VAR? Dhe asgjë më shumë”, tha Mourinho në prag të ndeshjes kundër Atletico-s së divizionit të tretë në turneun e Kupës së Portugalisë. Në dy ndeshjet e tyre të fundit, Benfica humbi 0:1 ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve dhe përfundoi 2:2 kundër Casa Pia për kampionatin, ku “shqiponjat”…

Read More

Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për t’u takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më 18 Nëntor, Këshilli Bashkiak i Tiranës iu drejtua me një letër Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku i kërkonte të lejonin Erion Veliaj që të merrte pjesë në mbledhjen e radhës, ditën e premte. Por, SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak. NJOFTIMI: Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin…

Read More

Drita dhe Shkëndija do të përballen në xhiron e katërt të ligës në Ligën e Konferencës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kampioni në fuqi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme, ku ky takim po vlerësohet si festë e futbollit shqiptar. Dy skuadrat shqiptare do të zbresin në fushë për të dhuruar spektakël, derisa spektakël pritet të ketë edhe në tribuna nga ‘Intelektualët’ në njërën anë dhe ‘Ballistët’ në anën tjetër. Skuadra kosovare, FC Drita ka publikuar një video të bukur, duke paralajmëruar këtë takim. /GazetaBlic Sport/

Read More

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka zbardhur akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe 2 vartësve të saj. Në njoftimin zyrtar, SPAK shprehet se ndaj Ballukut është vendosur: “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të…

Read More

Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar edhe rrugën e Kosovës drejt Botërorit. Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në udhëtim ndaj Sllovakisë, një përballje që pritet të jetë sfiduese dhe vendimtare për kualifikimin. Nëse Kosova arrin të fitojë këtë sfidë, finalja e madhe e Play-Offit do të zhvillohet në Fadil Vokrri në Prishtinë, ku do të përballet me fituesin e përballjes Turqi – Rumani. Ndeshja gjysmëfinale mes Sllovakisë dhe Kosovës, do të zhvillohet më 26 mars, duke filluar nga ora 20:45. Në rast se sigurojmë finalen e madhe, atëherë do të luajmë më 31…

Read More

Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për urdhërimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të organizojë rivotim për zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë të Jugut. Supremja tha se “duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të…

Read More

Menjëherë pas zyrtarizimit të kundërshtarit me të cilën do të luajë Shqipëria e cila përkon me skuadrën e polakëve, ka ardhur edhe reagimi nga këta të fundit. Në mesin e 16 skuadrave të cilat ishin në short, dyshja Shqipëri-Poloni është një duel në të cilin jo pak herë e kemi ndjerë “shijen” e konkurrencës së njëri-tjetrit në fushë . Por megjithatë media polake “Onet.Pl” e kanë cilësuar si fillim shortin e bërë si një “short ëndrrash” ndërsa ekipin kuqezi si “opsionin e dytë më të mirë në gjysmëfinale”. Duke nënkuptuar kështu që nuk ndihen edhe aq të rriskuar nga Kombëtarja…

Read More

Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner. Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë…

Read More

Ish lojtari i Kombëtares së Kosovës dhe tashmë trajneri, Ismet Ramushi, ka komentuar shortin e ditës së sotme, atje ku Kosova do të përballet me Sllovakinë. Kosova u shortua me Sllovakinë për gjysmëfinale, kurse në rast suksesi në këtë sfidë, atëherë në finale do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Ramushi tha se Kosova mund të kalojë këtë kundërshtar, kurse veçoi atmosferën e mirë dhe rritjen e nivelit tek grupi. Ramushi tha fjalë të mëdha edhe për trajnerin Foda, i cili sipas tij, ka merita të mëdha për këtë sukses.…

Read More

210 kuti të vendit dhe diasporës do të rihapen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të verifikuar nëse ka pasur shkelje gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Shorti për verifikimin paszgjedhor u hodh në mënyrë elektronike nga KQZ, ndërsa nuk do të rihapen kutitë e bashkive Tiranë, Fier dhe Elbasan, të cilat më herët u rinumëruan me urdhër të Komisionit të ankimeve dhe sanksioneve. Po ashtu nuk do të përfshihen as kutitë e diasporës së qarkut Durrës të cilat gjithashtu u verifikuan nga trupa e KAS. Tashmë i mbetet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të nisë dhe procedurat logjistike për të…

Read More