Autor: TV News
Në vigjilje të Samitit të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Pritja, e cilësuar si miqësore, u zhvillua në rrugët e kryeqytetit, ku Spiropali dhe Kos u shfaqën mes qytetarëve, duke dërguar një mesazh të qartë afërsie dhe bashkëpunimi. “Me Martën, nëpër Tiranë Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan…
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është duke u stërvitur përsëri me ekipin anglez, raportoi Sky Sports. Portieri brazilian humbi tetë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi, dhe Georgi Mamardashvili zuri vendin e tij nën portën. Katër nga pesë humbjet e ekipit në kampionat erdhën gjatë kësaj periudhe, dhe “të kuqtë” shpresojnë që rikthimi i tij të sjellë një ndryshim në rezultate. Pas 11 xhirove, Liverpooli është në vendin e tetë në Premier League me 18 pikë, 6 pas liderëve Arsenal, dhe para dëmtimit të 33-vjeçarit Alisson, skuadra mbante pozitën e parë. /GazetaBlic Sport/
Situata politike në Shqipëri vijon të prodhojë zhurmë të fortë në opinionin publik pas goditjeve të fundit të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë. Ditën e sotme GJKKO vendosi të pezullojë nga detyra dhe t’i bllokojë pasaportën zv/kryeministres Belinda Balluku. A pritej një vendim i tillë? Lidhur me këtë pyetje juristi Ilir Aliaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se ishte mëse e pritshme. Ai theksoi se kjo u pa që prej 11 majit, ku ardhja e 3 zyrtarëve të SHBA në Tiranë dhe mos zhvillimi i asnjë takimi me kryeministrin Rama tregoi se…
Cristian Chivu ka pak shpresa që Denzel Dumfries të jetë i disponueshëm për derbin e së dielës në mbrëmje, Inter-Milan. Pritet një provë vendimtare, por holandezi, i cili mungoi në ndeshjet e “tulipanëve” kundër Polonisë dhe Lituanisë, ende po përballet me dëmtimin e kyçit të këmbës që pësoi në ndeshjen kundër Lazios pas një përplasjeje me Zaçagnin. Dhimbja vazhdon, kështu që anësori do të detyrohet ta shikojë ndeshjen e madhe kundër Milanit nga tribunat. Stafi mjekësor i Interit do të përpiqet ta rikthejë atë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen jashtë fushe të Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid të…
Avokatja Adriana Kalaja e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar vendimin e GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku. Ajo tha se me atë që ka ndodhur SPAK i ka dhënë lehtësi Ballukut, pasi akuzat e ngritura për parregullsi në tendera nuk mund t’i faturohen ministres apo zv.kryeministres. “Unë këtë mendoj se po i bëhet nderi zonjës Balluku, që nëse janë provat dhe faktet SPAK para se të kalonte në këto dy masa, unë mendoj se ngritja e akuzës për parregullsi në tendera e shoh si ndihmesë që i jepet për momentin sepse në çdo…
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur pas shortit të play-off-it për EURO 2026, duke bërë të qartë se fokusi i tij dhe i ekipit është te gjysmëfinalja ndaj Rumanisë. “Ne kemi bërë një fazë grupi të fortë dhe tani mendja jonë është vetëm te play-off-i. Duam të shkojmë në finale,” tha Montella.“Finalja është diçka e ardhshme, për momentin i kushtojmë gjithë vëmendjen ndeshjes së parë”. Ai komentoi edhe mundësinë për t’u përballur me Sllovakinë, duke lartësuar përzgjedhësin italian të tyre, Francesco Calzona: “Sllovakia ka një trajner italian që e njoh mirë dhe është shumë i aftë. Ekipi i tyre…
Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun. Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi. Juristi Kreshni Myftari sqaron në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se ministrja Belinda Balluku nuk mund të konsiderohet e pandehur. Ai thekson se, sipas Kodit Penal dhe praktikave ligjore, përgjegjësia bie mbi subjekte të posaçme që veprojnë direkt në procesin e tenderimit, si komisionet dhe personat përgjegjës për shpalljen e tenderëve. Myftari thekson se masa sigurie në këtë rast nuk është e domosdoshme dhe…
Milani pritet të rikthejë në fushë Rafael Leaon dhe Christian Pulisic pas gati 100 ditësh pa aktivizuar së bashku dyshen e sulmit. Herën e fundit ata luajtën bashkë në gusht, në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Barit, ku Leao u dëmtua pas pak minutash dhe humbi fillimin e kampionatit. Me rikuperimin e plotë të Pulisic, Massimiliano Allegri planifikon t’i aktivizojë të dy nga minuta e parë në derbin e së dielës ndaj Interit. Vendosja e tyre krah njëri-tjetrit në sistemin 3-5-2 konsiderohet e rëndësishme për shkak të paraqitjeve të pakënaqshme të sulmuesve të tjerë. Deri tani, Leao ka shënuar…
Vendimi i GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, ishte tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokatja Adriana Kalaja, gazetari Reldar Dedaj dhe eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ishin të mendimit që GJKKO duhet të kishte vepruar më “qetësisht”, pasi nuk mund të trajtohet në atë mënyrë një figurë publike. Pjesë nga biseda: Sefa: Komenti im është më shumë në filozofinë e së drejtës. Nuk mund të trajtosh figurat shtetërore në këtë mënyrë. Dedaj: Problemi këtu është se nuk vërtetohen akuzat, kush mban përgjegjësi. Borakaj: E njëjta filozofi është për të gjithë.…
Manchester United është i interesuar për sulmuesin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, raportoi TEAMtalk. Klubi anglez ka diskutuar tashmë një transferim të mundshëm me agjentin e 23-vjeçarit gjerman. Megjithatë, vetë Adeyemi do të preferonte të vazhdonte karrierën e tij në një klub tjetër të Premier League nëse i jepet mundësia – Arsenalin. Kontrata e Adeyemi-t me Dortmundin është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, dhe deri më tani këtë sezon ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 10 ndeshje. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 60 milionë euro, por nëse një transferim në Angli…
