Autor: TV News
Erion Veliaj ka goditur në Kushtetutese vendimin që e mban atë të izoluar që nga 10 shkurti i këtij viti. Përmes mbrojtjes ai pretendon se masa e arrestit në burg është në disproporcion dhe cënon parimin e prezumimit të pafajsisë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka kryer korrupsion pasiv në 9 raste dhe ka fshehur origjinën e parave.
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur për herë të parë në histori të gjendet në fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Për këtë sukses të “Dardanëve”, Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro. Por, nëse arrijnë që të shkojnë mëtutje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, u shpreh se do të ketë shpërblim deri në 1 milion euro, nëse kombëtarja “kaltëreverdh” arrin të kualifikohet në këtë kampionat. E Kurti, megjithatë ia huqi duke iu referua kombëtarës vetëm si “klub futbollistik”. Këtë lëshim, ai…
Në një atmosferë të mbushur me krenari dhe entuziazëm, kazermat “Adem Jashari” në Prishtinë hapën dyert për qytetarët në “Ditën e Forcës”, një ngjarje që shënon përkushtimin e Kosovës ndaj forcave të saj të sigurisë. Presidentja Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj, theksoi rëndësinë e kësaj dite për vendin, duke e quajtur atë një moment historik. Ajo theksoi se ushtria e Kosovës është një trashëgimi e lavdishme e UÇK-së, dhe se çdo ditë po forcohet me rekrutimin e rinisë që dëshiron të shërbejë atdheut. “Gëzuar Dita e Ushtrisë sonë! Sot, ne festojmë një ushtri që është e gatshme të mbrojë…
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur për herë të parë në histori të gjendet në fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Për këtë sukses të “Dardanëve”, Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro. Por, nëse arrijnë që të shkojnë mëtutje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, u shpreh se do të ketë shpërblim deri në 1 milion euro, nëse kombëtarja “kaltëreverdh” arrin të kualifikohet në këtë kampionat. E Kurti, megjithatë ia huqi duke iu referua kombëtarës vetëm si “klub futbollistik”. Këtë lëshim, ai…
Basketbollisti Jan Palokaj karrierën e vazhdon te Cibona, klubi i famshëm kroat. Këtë e bëri të ditur Bashkimi, klubi i deritashëm i Palokajt. Sipas klubit prizrenas, Palokaj kishte kontratë që i mundësonte transferimin në Evropë. 25-vjeçari ishte pjesë e Bashkimit nga ky stinor pasi kaloi dy sezone me Yllin. Palokaj është zhvilluar si basketbollist në Kroaci.
Pasditen e sotme, 27 Nëntor, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të mirëpresë në Shkodër, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në “Sofrën e Pavarësisë”, ceremoninë e posaçme të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në orën 18.00, Spiropali dhe Osmani do të mbajnë fjalët e tyre përshëndetëse në “Sofrën e Pavarësisë” në Sheshin “Nënë Tereza”. Pas ceremonisë, rreth orës 19.00, Spiropali dhe Presidentja e Kosovës, do të bashkohen me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, për koncertin festiv të organizuar nga Bashkia Shkodër.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i përgëzoi tifozët parisienë për atmosferën që krijuan gjatë fitores 5:3 ndaj Tottenhamit në një ndeshje nga faza kryesore e Ligës së Kampionëve. “E pamë që nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampionëve. Mendoj se Tottenham luajti shumë mirë dhe u mbrojt shumë mirë në pjesën e parë. Ishte e vështirë sepse na u desh të riktheheshim dy herë kur ata po ishin përpara”, tha Enrique. “Mendoj se luajtëm në mënyrë perfekte dhe do të doja të përgëzoja tifozët tanë të mrekullueshëm për atmosferën që krijuan gjatë gjithë kohës, edhe kur pati momente…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale. Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1799 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 15persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija sonte luan në Conference League ndaj Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të Conference League. Megjithatë, diçka e çuditshme është vënë re para fillimit të këtij dueli, pasi asnjë televizion nga Maqedonia e Veriut nuk do të transmetojë këtë duel mjaft të rëndësishëm të kampionit të tyre, pasi në rast të tre pikëve, ekipi kuqezi rrit gjasat për kalimin tutje. Siç merr vesh ‘GazetaBlic Sport’, të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Shkëndijës në garat europiane i ka “Arena Sport”, kompani e cila…
Trajneri i Liverpoolit nuk u shmang nga mërzia kur analizoi humbjen e pësuar nga Liverpooli kundër PSV Eindhoven (1-4) në Anfield. Pas fishkëllimës së fundit, në zonën e intervistave, trajneri holandez nuk i kurseu fjalët dhe kaloi direkt në pikën e diskutimit. “Në javët e fundit ka qenë gjithmonë e njëjta pyetje. Emocioni është shumë negativ dhe dekurajues. Kam qenë dhe dua të jem pozitiv në lidhje me reagimin e lojtarëve pas 1-0 [kundër PSV] , sepse deri në pjesën e parë luajtëm një ndeshje shumë të mirë. E përjetuam atë zhgënjim me golin e tyre, por u rikthyem në…
