Autor: TV News
Ndërprerja e internetit në Iran ka kaluar tashmë 120 orë, me lidhjen në vend që ka rënë në rreth 1% të niveleve të zakonshme, sipas organizatës së pavarur monitoruese “NetBlocks”. Ky bllokim i internetit ka shkaktuar shqetësime të mëdha për situatën e brendshme në Iran, duke e bërë të vështirë për gazetarët dhe aktivistët që të raportojnë mbi ngjarjet që po ndodhin. Informacionet e pakta që arrijnë të dalin jashtë vendit, shpesh janë të fragmentuara dhe të pasakta. Organizata “NetBlocks” ka theksuar se ky veprim i qeverisë iraniane është një përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të frikësuar qytetarët.…
Në datën 9 mars, në orën 09:00 do të shqyrtohet çështja për masën e sigurisë për Belinda Ballukun. Shqyrtimi i çështjes, i cili vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullim nga detyra, do të bëhet nga gjyqtarja Miliana Muça. Balluku, aktualisht gëzon vetëm mandatin e deputetes, pasi me ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj dhe të votuara këtë të enjte në Kuvend, është shkarkuar nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. Në Kuvend, po diskutohet tashmë çështja e mandatit, e cila pritet që…
Vetëm me votat e socialistëve janë miratuar ndryshimet në kabinetine ri qeveritar. Deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk morën pjesë në votimin elektronik. Këto ndryshime, u votuan pas dekretit të presidentit Bajram Begaj një ditë më parë. NDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR Emërohen në detyrë: -Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; -Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; -Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; -Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes; -Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë; -Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; -Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Largohen nga qeveria -Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i…
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 20 ditë të kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj përjashtohet për 20 ditë nga aktivitete e Parlamentit. Në kërkesën e saj, PS thekson se Shehaj ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren edhe pasi i kishte përfunduar koha e caktuar për fjalën. “Pas mbarimit të afatit 2-minutësh, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke e penguar zhvillimin normal të seancës dhe duke vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në shkresë. /vizionplus.tv
Donika Kadaj, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi LVV tha se i japin Osmanit 30 nënshkrime. Ajo tha se t’i ofrohet garë Vjosa Osmanit sa për formalitet nuk është përkrahje, por manipulim. “Mjaft me manipulime! T’i ofrohet Presidentes të hyjë në garë vec sa per formalitet, pra si numër, e mos t’i ofrohet votë, nuk është përkrahje por tentim për manipulim”, ka shkruar ajo në Facebook.
Analisti Valon Syla ka hedhur dritë mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se diaspora e njohur për angazhimin e saj, madje as emrin e Vjosa Osmanit nuk e di, duke e quajtur atë Vjolla. Kjo tregon një distancë të madhe mes politikës dhe popullit. Ai thekson se Albini ka një strategji të qartë, e cila është e fokusuar në përgatitjen e terrenit për zgjedhje të reja. Kjo lëvizje ka për qëllim të rrisë mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje dhe të minimizojë ndikimin e rivalëve politikë. Syla, në emisionin Pressing në T7, shprehu mendimin se ideja e Albinit është që të…
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dënuar sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore turke. Përmes një reagimi, Ministria e Jashtme ka shkruar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, i cili është partner strategjik i vendit tonë dhe aleat i NATO-s. Ministria e Jashtme deklaron më tej se sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme. Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë: Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO…
Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të martë ka mbledhur Kryesinë në selinë e PS-së. Takimi nisi në orën 09:00 ndërsa e pranishme në mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga Rama disa ditë më parë nga posti i zëvendëskryeministres dhe i ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. Në fokus të mbledhjes së sotme do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS. Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave. “Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran dhe që kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes rrugës tokësore nga Turqia, që të vendosen menjëherë në kontakt me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara. Përmes një njoftimi për qytetarët, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se komunikimi me Ambasadën shqiptare në Ankara është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit. Po ashtu Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion edhe kontaktet me…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesditën e sotme në orën 14:00, deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Përpos deputetëve të Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka thërritur dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit si dhe drejtuesit e njësive administrative. Ky takim vjen pas direktivave të marra nga kryesia për zhvillimin e takimeve që do të pasojnë dhe me zgjedhjen e drejtuesve të degëve në qershor, raporton gazetarja e Vizion Plus Mola Luku Ndërkohë një ditë më parë, Rama mblodhi kryesinë e PS-së, ku kërkoi nisjen e punës në terren me takime me qytetarët./vizionplus.tv
