Autor: TV News
Kryedemokrati Sali Berisha në foltoren e kësaj të hëne para kryeministrisë, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 12 marsit para parlamentit. Ai tha se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të alrgojnë një orë e më parë këtë regjim. “Prapë u drejtohem këtyre policëve unë këtu, dhe të gjithë policëve, të gjithë ushtarakëve, të gjithë punonjësve të administratës, mos mbështesni por sabotoni çdo ditë këtë regjim. Denoncojeni dhe sabotojeni, ta heqim një minutë e më parë, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë. A e patë ju se si mbrojti, më thoni cilin…
Partia Socialiste do të votojë kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama, për 80 minuta me radhë, shpjegoi pse mazhoranca socialiste nuk do të lejojë arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Analisti Ergys Mërtiri e cilëson qëndrimin e Partisë Socialiste si vijim të përplasjes së qeverisë me SPAK-un. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri u shpreh se për herë të parë në dekada një prokurori po heton figura të paprekshme politike, gjë që…
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se nuk është “askund afër” marrjes së një vendimi për dërgimin e trupave në Iran, duke lënë të hapura mundësitë për një qasje të ndryshme ndaj krizës në këtë vend. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në nivele të larta. I pyetur nga New York Post nëse do të shqyrtonte dërgimin e ushtarëve për të mbrojtur rezervat e uraniumit të Iranit, Trump u shpreh se “nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi aspak afër”. Kjo përgjigje tregon një qasje të kujdesshme…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama thekson se e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri me sulme të vazhdueshme kundër fqinjëve të saj janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Albania condemns in the strongest terms the Iranian regime’s ballistic missile attack against Türkiye. The fact that this is the second such attack in recent days is deeply alarming and further underscores the aggressive and destabilizing nature of these actions. Türkiye is a… — Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2026…
Mazhoranca nuk do të japë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke ftuar deputetët e Kuvendit që të rrëzojnë kërkesën e SPAK. Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin e antarëve të mazhorancës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për rëndimin e masës së sigurimit ndaj Ballukut. Gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të shpallë as hero, as viktimë deputeten Belinda Balluku, duke theksuar se çështja e saj i takon drejtësisë dhe se prokuroria duhet të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Ai nënvizoi gjithashtu përgjegjësia është…
Kryeministri Edi Rama kritikoi mënyrën se si prokuroria ka paraqitur incizime të bisedave të saj dhe pretendimet e paraqitura për arrest. Në një deklaratë të gjatë, Rama tha se nuk ka prova bindëse që justifikojnë kërkesën për arrest dhe theksoi se paraqitja e një incizimi të një bisede telefonike të një të pandehure me një bashkëbiseduese është e tmerrshme dhe nuk mund të përdoret si provë pa ballafaqim apo verifikim. Ai shtoi se prokurorët përdorën këtë incizim si rrethanë rënduese për të kërkuar arrestimin e Ballukut, e cila është prind e vetme e një vajze minorene, dhe e konsideroi këtë…
Mazhoranca nuk do të japë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke ftuar deputetët e Kuvendit që të rrëzojnë kërkesën e SPAK. Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin e antarëve të mazhorancës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për rëndimin e masës së sigurimit ndaj Ballukut. Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama tha se çdo kërkesë për heqjen e lirisë së një deputeti duhet të mbështetet në prova të forta. Ai risolli në vëmendje mbështetjen që PS i ka dhënë Reformës së Drejtësi dhe theksoi se vetëm kjo shumicë qeverisëse është garant i pavarësisë së…
Partia Socialiste do të rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Ulsi Manja paraqiti raportin e mazhorancës për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke shpjeguar se nuk ka asnjë aryse për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku. Ndërkohë në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj SPAK, duke u pozicionuar në mbrojtje të deputetes Balluku. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat akuzoi kryeministrin Rama se me këtë vendim po pengon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.…
Kryeministri i vendit Edi Rama falenderoi ish-zëvendëskryeminiustren Belinda Balluku për punën dhe kontributin e saj gjatë 6 viteve në qeveri. Ai nënvizoi se në betejën ligjopre me të cilën Balluku po përballet do të ketë në krah vetëm avokatët, ndërsa i kërkoi falje që i refuzoi tre herë dorëhqejen. Rama: E falenderoj sot Belinda Ballukun për punën e madhe që ka bërë në detyrat që i besova për 6 vjet dhe i uroj fatin që meriton, cilido qoftë fati që meriton, në betejën ligjore në të cilën do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për…
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme theksoi se asnjë prokuror dhe as mediat nuk mund të përcaktojnë fajësinë apo pafajësinë e deputetes Belinda Balluku, duke nënvizuar se vetëm procesi gjyqësor ka këtë kompetencë. Ai shtoi se rezultatet e punës në dy sektorë të rëndësishëm si Infrastruktura dhe Energjia janë meritë e gjithë skuadrës qeverisëse, jo vetëm e një individi. Rama: Fajësinë apo pafajësinë e Belinda Ballukut nuk e përcakton dot as një prokuror, as dy uturakë mediatikë që mbledhin dhe hedhin jashtënxerrjet e urrejtejs ndaj nesh duke pastruar para nën sytë e…
