Autor: TV News
Nuk na ka luftuar Ushtria e Enver Hoxhës, as ne nuk e luftojmë atë, kishte thënë Ajet Gërguri para OZN-së, 9 shkurt të vitit 1947 Ajet Gërguri ka qenë në mesin e drejtuesve më të lartë të NDSH-së, ndërsa në Kosovë kishte përfaqësuar Komitetin numër 2. të kësaj organizate, që kishte shtrirje organizative në tërë Kosovën. Studiuesit, tani të shumtë të NDSH-së, shumë prej tyre edhe historianë, të cilët gjatë kohës së regjimit të RSFJ-së, këta luftëtarë të vërtetë të lirisë dhe bashkimit kombëtar i kishin trajtuar, ballistë, banditë, profashistë e kriminelë, edhe tani mundohen ta minimizojnë…
Ahmeti i përgjigjet BE-së: Projektligji për liritë fetare po bllokohet nga deputetët serbë në Kuvend
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka deklaruar gjatë një konference për media të martën se miratimi i Ligjit për Liritë Fetare nga Kuvendi i Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në vend. BE i bën thirrje Kuvendit të Kosovës për miratimin e Projektligjit përmes së cilit rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe “Për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e tij”, ka thënë Hipper. Deklarata e BE-së ka nxitur reagimin…
Sa më lart të ngjitesh, aq më i tmerrshëm është rrëzimi. Këtë ndoshta mund ta provojë Mançester Siti, dhe një ekspert i financave në futboll paralajmëron për një goditje të rëndë. Kieran Megajer ka folur në “Skaj Bet” dhe ka parashikuar se për shkak se kampionët e Anglisë kanë mbi vete 115 akuza në gjyq, ndëshkimi për ta do të jetë I ashpër. Parashikimi I tij është që ekipit të Pep Guardiolës do t’i zbriten nga 60 deri në 100 pikë. Kjo do të thotë rënie thuajse e sigurt nga kategoria, madje edhe sikur të hiqen vetëm 60 pikë, e…
Të gjithë sytë janë drejtuar te DJ Geek pas postimit të tij më të fundit në Instagram. Artist i njohur në vend, ai bën një hap përpara në karrierën e tij me stilin e tij të veçantë dhe energjinë e tij të pakrahasueshme. Në këtë foto, ai tregon anën e tij më personale, duke dhënë një përshintim të botës së tij të brendshme dhe pasioneve. Është e qartë se ai është një njeri që e pranon veten ashtu siç është dhe e ndan këtë me ndjekësit e tij. Një nga elementet që e bën këtë postim kaq të veçantë është…
Të paktën 95 njerëz kanë vdekur dhe 130 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që e goditi rajonin bjeshkor të Tibetit të martën në mëngjes, raportojnë mediat shtetërore kineze. Shumë njerëz të tjerë kanë ngecur nën rrënoja të shtëpive dhe ndërtesave në këtë rajon në perëndim të Kinës. Mediat shtetërore raportuan se 1.000 shtëpi janë dëmtuar në Tibet. Tërmeti u ndje edhe në Nepalin fqinj dhe në pjesë të Indisë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 7.1 ballësh dhe goditi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Kina e regjistroi tërmetin si 6.8 ballësh.…
Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale. Të hënën, Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë. Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin…
Regjisori i njohur dhe partneri i aktores Aubrey Plaza, Jeff Baena, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Los Anxhelos konfirmoi se regjisori i dha fund jetës së tij, duke varur veten. “Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në orën 10:25 të mëngjesit të së premtes, pasi një asistent zbuloi trupin e tij, teksa më vonë u shpall i vdekur në vendngjarje”, shkruajnë mediat e huaja. Baena ishte i njohur më së shumti për shkrimin dhe regjinë e filmeve si Life After Beth, The Little Hours dhe Joshy. Ai…
Fitorja me përmbysje e Milanit në finalen e Superkupës kundër Interit (2-3) nuk ka kaluar pa polemika. Pas përballjes në “Mediaset” u fol edhe për rastet e diskutueshme, me ish-arbitrin e FIFA-s, Graziano Cesari që tha se në aksionin e golit të parë të Milanit kishte një faull në dëm të Asllanit nga Morata. “Arbitri Simone Sozza bëri disa gabime kur loja u bë më e vrullshme në pjesën e dytë. Inzaghi u ankua për golin e parë të Milanit. Protestat vijnë edhe nga Barella. Minuta është 50′, me Interin 2-0. Sozza lëviz drejt fundit të fushës dhe nuk shikon…
Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij. Lajçak përmes një postimi në “X” ka shkruar të hënën në mbrëmje për takimin me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien. “Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar ai.
Elita Rudi herë pas here ndanë momente të lumtura edhe me familjarë të saj. Sot, në ditëlindjen e kunatës së saj, ajo ndau një fotografi me të duke ia uruar edhe publikisht. Kjo nuk është hera e parë që Elita tregon dashurinë dhe përkrahjen e saj për anëtarët e familjes. Edhe pse ajo është një nga figurat më të njohura të ekranit, për Elitën familja mbetet një prioritet i veçantë dhe i shenjtë. Fotografia e shpërndarë në këtë rast shfaq dy gra që duken shumë të lumtura, duke reflektuar një raport të ngushtë dhe të sinqertë. Elita duket të jetë…
