Autor: TV News

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast. Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, kryeministri kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar gurthemelin e një çerdhe. Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës, siç mëson…

Read More

Vera e këtij viti do të jetë shumë e nxehtë për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar qartësisht nuk shihet si titullar tek Interi dhe tashmë hipoteza e largimit në fund të sezonit për të luajtur rregullisht, shihet si një opsion mëse i mundshëm për të. Një nga klubet që po sheh më me interesim Asllanin është Bologna, e cila kërkon përforcime në mesfushë duke menduar Serinë A, por edhe praninë mëse të mundshme në garat evropiane. Bologna aktualisht është ndër ekipet favoritë për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve për të dytin edicion radhazi. Asllani vlerësohet si…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka reaguar ndaj vrasjes së policit në mbrëmjen e së martës në Kaçanik. Sveçla tha se çdo sulm ndaj pjesëtarit të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka bërë thirrje dorasit që të dorëzohen në organet e rendit meqë i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje “Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj ndaj…

Read More

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se polici Muhamed Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona ende të paidentifikuar. Në një konferencë për media, Kryeprokurori Burim Çerkini bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe se motivi mbetet i panjohur. “Deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale… Ne nuk e dimë as arsyen apo edhe  motivin që ka çuar deri në kët rast…”, ka thënë Çerkini. Sipas Prokurorisë, rreshteri Lika u qëllua në shkallët e ndërtesës ku jetonte, në momentin kur…

Read More

Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive të forcave liridashëse shqiptare nga procesi i jugosllavizimit, i cili po manifestohej me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Për më tepër, qysh nga ajo kohë filloi edhe procesi i gjatë, historik, për krijimin e Republikës së Kosovës, fillimisht si republikë e barabartë në federatën jugosllave, me synim që në këtë republikë të përfaqësoheshin shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike, të cilat i mbante nën okupim RSFJ.         Tani, Kosova ka shpallur pavarësinë, e cila tashmë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Në një takim të rëndësishëm për raportet mes dy vendeve, Krasniqi theksoi rolin kyç të Britanisë së Madhe në mbështetjen e Kosovës, veçanërisht në momente historike si lufta për çlirim. “Mbretëria e Bashkuar ka luajtur gjithmonë një rol të drejtpërdrejtë në proceset kyçe për Kosovën dhe ne dëshirojmë ta shohim atë të vazhdojë këtë angazhim”, tha Krasniqi pas takimit. Gjatë bisedës, ai informoi Sekretarin Lammy për vizionin e PDK-së për të udhëhequr Qeverinë e re të Kosovës…

Read More

Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme. Kallas foli, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të…

Read More

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, po e shpreh hapur mbështetje të plotë për Gjestin, i cili është aktualisht në garë në Big Brother VIP Albania. Përmes një postimi të fundit në Instagram, Stresi theksoi besimin e tij në Gjestin, duke e quajtur atë “fitues të padiskutueshëm” të edicionit aktual të BBVA. Kjo deklaratë ka shkaktuar një valë reagimesh nga ndjekësit e dy personazheve, duke intensifikuar emocionet dhe përfshirjen e publikut rreth këtij sezonin të veçantë të reality show-t. “Fitues i padiskutueshëm i datës 19 prill”, ka shkruar Stresi, duke e bërë të qartë se…

Read More

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN Kosovo, kanë publikuar raportin rreth gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav tha se dezinformimi është më shumë se thjeshtë përmbajtje mashtruese. Ai shtoi se dezinformimi përbënë një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë thelbin e demokracisë. Orav tha se çdo individ mund të bëhet objektiv i manipulimit të informacionit. Ndër të tjera, Orav potencoi se raporti në fjalë zbulon se narrativet dezinformuese që…

Read More

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë në orët e vona të së martës së 1 prillit, në qytetin e Kaçanikut, në jug të Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrjen e ndërtesës ku banonte, rreth orës 23:00. Polici i ndjerë, i cili është identifikuar si Muhamed Lika, ishte transportuar për në Qendrën e Mjekësisë, në Kaçanik, por nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të pësuara. Rrethanat e ngjarjes, tash për tash, janë të panjohura si dhe autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.Në një lidhje gazetari, Liridon Llozani në…

Read More